Kalendari poetik: Pierre Louÿs (1870-1925) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Pierre LOUŸS

Kalendari poetik: Pierre Louÿs (1870-1925)

Poet dhe shkrimtar francez, u lind më 10 dhjetor 1870, përmbledhjen e parë poetike “Chansons De Bilitis”, e botoi më vitin 1893, një shembëll klasik mistifikimi në letërsi; autori i kaloi poezitë sikur të qenë përkthime të një poeteje lesbike greke ala Safo. Por edhe poezitë e mëvonshme të tij qenë me frymë erotike. Ja njëra prej tyre:

DASHURI E FUNDIT…

Mos shko pa bërë dashuri me mua, djalosh,
Jam ende e bukur, dhe netëve, sidomos;
E nxehtë është vjeshta ime, do ta shohësh,
Se pranvera e një tjetre, dhe më e ngrohtë.
Mos kërko dashurinë nëpër çupërlina,
Është art shumë i vështirë dashuria,
Dhe për këtë vajzurinave nuk u jepet,
Ama unë e kam mësuar gjithë jetën
Dashnorit tim të fundit për t’ia dhuruar.
Dhe e di, je ti dashnori i fundit për mua.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s