Poezi nga Bajram Dabishevci

Poezi nga Bajram Dabishevci

 

GËZIME ANGARI

Letrat pa fund me vlerë të Vincent van Gogut e libretet
për opera të Francis Combresit, poezitë, “Lumi i Heraklitit”,
“Raport për vidhën e vogël” të tij, s’lejojnë të programohemi,
qytetit Vilson, figura e njeriut, si është e lëmuar nga shiu!
Vreri përdridhet me ngashërim dhe përfundon
në një thes të zi të madh me lotë plot.
Fytyra tashmë është një kërçep i trëndafilit,
por tjetër herë, kur do të dukem këtej,
shpatë e priftit pagan do të shkëlqej
tej veladoni hata të errët,
fe të blertë të pranverës që kurrë s’vjen.

 

VUAJTJET

Vuajtjet e dashurisë janë kuaj të sëmurë të cirkut,
padroni i fshikullon me kamxhik të ligë,
me shufër metali publiku i qëllon pa mëshirë,
kuajt kapin me duar kokat e lëpijnë lotët e një molle
dhe zjarrin e shpirtit tim kërkojnë që kanë gdhirë sot
lagjes, ku unë vegjetoj tmerr mort,- si bëhemi bashkë!

 

NË VILSON TË RI

Në Vilson Shëngjini ka humbur në uniformat kuqkaf,
në Shëngjin Vilsoni ka humbur lakuriqësinë bluverdh.
Si mund të ngrihen figurat statike gjer te tavani,
njëherë që t’i merrte kuadri?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s