Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

MOS FOLË

Miku im më foli me zë të ulët,
duke parë përreth me kujdes,
sikur të trembej edhe nga muret:
– Këtu, në kafen e institucionit tonë,
mos folë kundër qeverisë.
Vendi ynë i punës varet si shpata e Demokleut,
në një fije të hollë si fije peri
dhe gërshërë e fjalëve,
mund ta presë atë lehtësisht.
Për të tjerat folë sa të duash,
të gjitha janë të lejuara.
Në demokracinë tonë, fjala është si cigarja,
lejohet në vende të caktuara.

 

TRUNGJET 

Në ato çaste, kur jeta qe dhimbje
dhe dhimbja qe jetë për gjithkend,
unë ndenja, gjatë u mendova,
të gjitha i shkova ndër mend.

Ndërsa çelte hareshëm lofata,
mua brenga më shponte në gji,
e rrepta luftë e karriges,
e vishte vendin në zi.

I tronditur, brengosur, zhgënjyer,
nëpër botë si hutaq mora rrugët,
se s’doja ta shihja atdhenë,
ta përgjaknin, t’i rripnin lëkurën.

Dhe tani, ndërsa ditët më ikin,
si plaka rrëgjake, ngarkuar me mund,
pres dorën e urtë të arsyes,
t’i heqë këta trungje, mbetur në udhë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s