Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

Vonesë

Vonesë
Nga lindja deri te ujërat e lumit Jordan.
Kush u vonua vallë?
Maria apo Shën Pagëzori Joan?
Të dy,
Të gjithë të gjallët bashkë.
Dhe rendin nëpër kohëra të kapin kryqin
Me duar të palara,
Ndërkaq vet lumi Jordan
Drejt Detit të Vdekur ujërat vë përpara.

 

E ZYMTË

Krrokatje korbash e valle sorrash,
Më shumë se kaq ç’mundet të kish,
Një kohë e humbur në xhepa horrash
Ku dhe mallkimi të zë trefish.

Dhe vendi kërmë e plehu rrotull,
Një han i plakur,stallë baktish,
Ujë dhe ajër të dy të ndotur,
Krimba të majmur nën bishtra dhish.

Me zë të mekur në pyll një qyqe
Vëllanë e humbur më kot kërkon,
Shpresë e leckosur bredh nëpër gjyqe…
Qyqe dhe shpresë s’di ç’i bashkon.

Një tren i çmendur, dalë nga binarët,
Na merr me vete.Dihet për ku.
Me qumësht zanash ushqejmë të marrët
Për të na kthyer në gur e dru.

 

UDHË TË PASHKELURA

Nëse shikon tek unë zbulimin e ballit
Si një pylli të vjetër që i rrallohen drurë,
Një strehë më tepër e ka ngritur malli
Për të gjitha ikjet që nuk kthehen kurrë.

Nëse shikon poshtë syrit rrathë të panumërt,
Do gjeni aty gjithë lotët e mbytur në kripë,
Një hënë të vjedhur në qiellin e mugët,
Linjat e pagjumësive që përhapin veç dritë.

Nëse shikon shikon të çngjyrosur bërrylin e xhaketës,
Janë aty orët e vona mbi tavolinë e mbi letra.
Nëse shikon këpucët shollëngrëna gurëve të jetës,
Në pjesën e mbetur janë udhët e pashkelura.

Të tjerë do t’i shkelin këto udhë pas meje
Këpucë të ngrëna i lëmë pas kesaj bote të varfër.
Mes reve hedhin poetët një firmë rrufeje,
Shpirtit njerëzor t’i sjellin pak bukë të kaltër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s