Poezi nga Shqipe Bytyqi

Poezi nga Shqipe Bytyqi

 

DITA NJË

Pika zero
Dita një
Një deshirë mbarsie 
nis një jetë të re

Edhe sot
valë tundim mëkatesh
i pervidhen asaj, n‘retinë

Edhe sot
në ditën një
dëshires
dy flatra shqipeje
sërish blatuar
E gjarpëri
n’vizion t’mollës së ndaluar
portave t’saj
n’kapërcyell të pikës zero
sërish kaluar

N’vitin e kushedisat
urimesh, fjalë goje
Dita një
mbetet, po ajo hata.

 

Një ishte, vetëm një

Sikur m’qilet horizonti dhe shoh
shoh Aleksandrin e madh
dhe t’ëmen Olimpia
që shqip i flet
që shqip e don, e qorton
E n’kokën që shqip mendon
ai ka veq një fiksim
botën t’nënshtron

Dhe miliona ditë të vdekshme
poshtë nën këmbe historie rrëshqasin
Pellazgut sikur toka i rrëshqet
e historia mësohet
t‘vërtetën t‘shtrembëron

Njëmijë e shtatqind vjet më vonë
një tjetër bir Ilirie
me përkrenaren amaltea
osmanit parë i kput rrugë
zvarritjet e Arbrit i kthen n’kalërim
e njëzet e pes vite të tij
zgjuan shekuj dhe popuj
ndryshuan hartë e histori

Shekuj me vonë
Bonaparta, arvanitasi
n’hambar të tjetrit
historine sërish bëri

Burra drangoj
po edhe qyqarë të mëdhenj
vazhdoj t‘sjellë ky troll
Një ishte
Vetëm një
që Ilirisë i dha frymë e nderë
Aleksandri i dytë
Skendërbeu

Një ishte
mbret, at‘, hyjni
vetëm një
Aleksandri i dytë
Skendërbeu!

 

GJAKOVËS, ZONJËS SIME!

N’qershorin e flakës madhe 
shkrumb e hi t’lanë,
t’i prenë aortat e vlimjetës
dhe t’pajetët bij t’i vodhen,
dogjën, shkrumuan
Çarshinë e madhe, ktë perlë mesjetare,
e çdo vatër t’vjetër shqiptare
shkrum e hi prapa lanë

“Erë shqiptari i vjen!”,
thanë dhe ikën,
ikën me bisht ndër shalë
me ëndrrën e pshtir’ t’kthimit.
E ti, nxorre nënat mbetur kërcu
barrikadë trupash
barrikadë dhembjesh……
Jo kriminelët t’kthehen këtu!
e ata ikën
ikën n’theqafje sërish.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s