Kalendari poetik: Adam Mickiewicz (1798-1855) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Adam Mickiewicz

Kalendari poetik: Adam Mickiewicz (1798-1855)

Sot, më 24 dhjetor, është data e lindjes së poetit kombtar polak, apo njëri nga tre rapsodët e romantizmit polak, bashkë me Juliusz Słowacki e Zygmunt Krasiński. Ja një nga poezitë e tij, me titull “Det i qetë”, titulli në origjinal “Cisza Morska”:

DET I QETË 

Flladi valvit flamurin ëmbëlsisht,
Dielli me ujët e detit lodron
Si vajza që zgjohet ndërsa pushon,
Hap sytë, psherëtin e fle sërish.

Velat lëshuar si flamujt pas luftës,
Anija thuajse nuk lëviz fare,
Udhëtarët qeshin, bëjnë hajgare
Dhe detarët ia kanë varur punës.

O det! Ndër gjallesat që mban në gji
Një kuçedër fle, kur qielli nxihet
Dhe mbledhur kruspull, zhytet sa më thellë.

Mendim! Ke kuçedrën tënde dhe ti,
Kur bën mot i keq, kënaqet e s’ndihet,
Dhe veten vret, kur zemra ësht’e kthjellët.

përktheu në anglisht Leo Yankevich

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s