Mantel ëndërrash në akullsinë gri / Nga: Vera Istrefaj

Mantel ëndërrash në akullsinë gri

 

Nga: Vera Istrefaj

Blirët paskan veshur mantelin e bardhë, ashtu si shpresa ime gjallon nën mentelin prej ëndërrash. Kjo bardhësi… Kjo heshtje… Kjo ftohtësi .

Avujt e frymëmarrjes fashiten shpejt para vështrimit tim të mjegullt

Kristalet dëborë rrezëllijne ngado

Rrezëllim i ftohtë e zjarrmi mendimesh

Hej Zot, ç’është kjo mendja ime!  As që do të dijë se akullishtja ka zaptuar qytetin bashkë me mua! Këto trotuare e dinë zjarrin që ndezin mendimet e mia rebele!  Një krrokatje sorre apo dridhje dege bliri përthyen rutinën time të mendimeve, rutinë torturuese . Zbrazëtia e rrugës është prezente, nuk ka lidhje me hapat e përshpejtuar të njerëzve apo kollitjet e tyre. Zbrazëti e bardhë që nga çasti në çast pret të përhimet.

Dhe unë… Unë prapë vetëm me mendimet!

Keq janë ngatërruar këto dreq mendimesh si degët e thata të blirëve mes tyre.

Eshtë i çuditshëm ky qyteti im! Në të shumtën e rasteve është gri, më së shumti prej mjegullës apo prej dëborës .

Vështrimi përplaset drejt horizontit me Gjalicën e përplasja soset  me Pashtrikun para se të rrjedhë mbi Dri.

Trishtili i vetëm mbi pemë më kthen mendjen me cicërimën e tij.

Shpejtoj hapat , por rënduar! Eshtë i rëndë manteli i ëndërrave! Të rëndon në zemër, të rëndon në shpirt! Ngushëllohem me faktin se nuk i lë zjarri i mendimeve të akullohen këto ëndërra.

I lë degët akulluar të blirëve tek shtrihen gjatë gjithë gjatësisë së rrugës dhe sërisht shpejtoj hapat. Dihatja më mundon, por sërisht… Sërisht  mirë!

Hapat e fundit para derës së shtëpisë ndiejnë peshën e mantelit të ëndërrt.

Përqafimi i djemve zbut hendekun e zjarrmisë së mendimeve me akullsinë gri.

Nxitoj të jem e vlefshme për djemtë dhe… Dhe mantelin e ëndërrave të mia nuk e heq nga supet. Kam moshën prej nëne që ka nevojë për mantel, kam shpirtin mbushur plot shpresë me ëndërrat e mia të hershme dhe me ëndërrat e reja për djemtë.

Nxitoj të hap dritaren për të nxjerrë jashtë avujt e gatimit!

Qyteti prapë gri, e manteli i ëndërrave, supeve më rri!

Shtoj  një buzëqeshje para djemve të mi!  Asgjë tjetër nuk ka rëndësi!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s