Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

ENIGMA HUMBI SYSH

Enigma humbi sysh
Si ta bartte era e trazuar

Hapësirë boshe
Me vrima të zeza kohësh
Si të jenë ngulur m’u në zemër

Matanë ca gjurmë gjaku
Stërpikën kohën e trazuar

Në sipërfaqe të shkarravitur
Fytyrëprishurit
Shkërdhejnë (dhunshëm)nderin

Koha shpalosi palën e tetë
Të palëve të fshehura
Për t’i parë gjurmët e trishta

Enigmën (s’)e mbështolli harresa
Derisa nëpër kthina të errëta
Dosjet e zeza i përpin drejtësia.

 

TI DIELL

Ti diell lart në qiell
Që djeg lëkurën time

Më shkrumbo
Me zjarr Hutame
Vetminë e strukur në mua

Mos lër as shpresa shterpe
Të ngujohen
E të lëshojnë rrënjë trupit tim

Ti diell me rrezet (si) shigjeta
Shënjo atë pikë të zezë
M’u në loçkë të zemrës

Tevona damarëve le të rrjedh
Curril gjaku i zi
E le ta stërpik kohën e çmendur.

 

NË ZEMËR TË MALIT

Në (z)emër të malit
Të thashë shkriju në hijen time

Mos përto…
Më shiko e buzëqeshur
Në prani të zogjve cicërrimtar

Mandej le të bëhet ç’të bëhet

As mos e ndiq kohën
Me sy kah dielli vetmitar

(S’e) në degë të lisit plak
Një zog hareshëm
E thurrë të bukurēn kurorë

Për ty mbretëreshë
Këtu në këtë pikë
Të parnasit të gjerë të dashurisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s