Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Xhani…
letër e bardhë faqja e malit
do vish,
të shkruajmë ca vargje mbi dëborë?

T’i bëj shkronjat
me hapat e tu të vegjël.
Inicialet dhe shenjat e pushimit i bëj unë
S’e kam harruar rrokullisjen fëminore.

Eja sot…
të ecim mbi këtë dëborë
gjurmët,
vargjet,
çka lemë pas,
janë memorja e dashurisë sonë!

 

***

Fantazma e dëborës,
mbylli gojët e shpirtrave
dhe dimri, në fjetore,
shndërroi qytetin tim.

Vitrinave,kurbani i mishit
me çmimin e parrumbullakosur ..0,999
…varur në çengel.
(thua ka ende dhe 1 min,jete)

Nuk lehin as qentë.
Mbështjellë
me pikat e syve mbi bisht
bëjnë një pikëpyetje.

Oh, kjo heshtje…?!
Desha të thërras:
”unë e dua atë!”
”unë e dua atë!”
”unë e dua atë!”
por s’munda…

Vdekja, portë më portë
lexon emrat e të vdekurve.

 

***

Çudi!…
Pikë e lotit është e kripur,
pikë e shiut …e ëmbël!

A thua, 
loti rrjedh nga det i syrit,
…shiu, nga të qiellit zemër?

Kështu më ndodh
dhe mua!

Zhvishem lakuriq,
para syve të tu, të lahem.

Pastaj…
kërkoj qiellin e shtatë
në damarët e tu, Zemër!…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s