Poezi nga Mercedes Gega

Poezi nga Mercedes Gega

 

Jeta mban erë dashurie!

Rruga që nise ti të ndërtoje
Me gurë të zjarrtë premtimi
Vite me radhë zbukuronte supet
Me një petk myshqesh harrimi!

Mbeti e zbrazur dhe pa jetë
Ajo rrugë për shumë kohë
Përgjigje: “Pse”
S’dinte të jepte
Kur thoshte:
” Këtu mos kalo!”

E kam të qartë, të priste ty
Thellë…thellë këtë besonte
Besonte se një mjeshtër s’e braktis veprën
Naivja… vërtetë këtë besonte?!

Sot më ra rruga aty pari
këtë stinë…
krejt rastësisht

S’do t’më besosh çfarë do të them
Dhe unë fërkova sytë!!!

Rruga që s’mbarove kurrë
Ajo që s’çoi askund
Me vendimin tënd të braktisjes
Ish’ shembur…ish’ bërë pluhur!

Në vend të saj lartohej sot,
Aq sa mend prekte qiellë
Një ndërtesë e lartë shumë katëshe
Duket nga një arkitekt i denjë!

Dhe përpara saj një kopësht
Ohhh çfarë mrekullie
Tek shihja sesi çelnin lulet
E mbanin erë dashurie!

 

Mëngjesi im!!!

Mëngjesi im i dashur
Ai , ai i imi
Kur supet m’i puth
i diellti
I ëmbli varg frymëzimi…

E dua dhe kafen time
Kur më thotë:
“Mirëmëngjes”
E pranë saj ulur më pret
Dhe një ëmbëlsirë e lehtë!

Por, veçmas, unë dua atë çast
Kur dhe hapi i ajrit hesht
Kur qetësia dëgjon në heshtje
Pra, kohën kur shpirti flet!

A ka çast më magjik
Ju pyes:
“A e dini?!”
Se një mëngjes poeti
Mëngjes si ky i imi ?!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s