2019-të, TË RRËFEJ MËKATET E MIA… ( Self Vetting, vetë vlerësim) – Kam mëkatuar dyfish- me rètë dhe sytë / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

2019-të, TË RRËFEJ MËKATET E MIA..

( Self Vetting, vetë vlerësim)
– Kam mëkatuar dyfish-
me rètë dhe sytë –

Mirë se erdhe, 2019 – të…,
por, më parë
se të të prek te DITA e parë
e së tërës tënde ende prej ëndrre,
dua të të rrefehem
në emër të mëkateve të mia…
Më parë se të më “zgjedhësh”
në fronin e mbretërisë
brenda “sundimit” tënd të pandërgjegjshëm,
e bëj vetë vettingun,
pa èthe
për t’u fshehur…,
duke vënë dorën
mbi Kushtetutën e brezave.
-Kam pasuri të patundshme
shënuar në hipotekat
e botës së dashurive
në meridiane e paralele
me firmë e vulë,
deri në të përtejme…
-Kam “mëkatuar”
me babain tënd, 2019 -të.
Më urdhëroi të fusja dorën
në xhepin e të paxhepëve…
dhe, për inat,
më la shtatzanë,
në borxh me Ty, 2019-të…

Kam mëkatuar dyfish-
me rètë dhe sytë.
Sa herë më nxihej ndonjera
mbi krye
e ma fshihte diellin-
e shtrydhja deri në dhimbje
dhe ia “dërgoja” syve…
Aq, sa mezi po të shoh,2019-të, edhe pse me syza dylbije…
….
Mirëse erdhe, 2019-të.
Mirë se më gjete!
O, shpëtomë nga mëkatet e mia,
o, vafsh në djall, si shumë të tjera…

1 janar 2019, Brooklyn, NY

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s