Kalendari poetik: Lasgush Poradeci (1899-1987)

Lasgush Poradeci

Kalendari poetik: Lasgush Poradeci (1899-1987)

Më 27 dhjetor 1899 u lind në Pogradec, Llazar Sotir Gusho, poeti më i madh i lirikës shqiptare. Është shkruar shumë pas viteve ’90 për Lasgushin, poetin që u harrua dhe u vetëharrua në vitet e realizmit socialist; i rrinin ngushtë të madhit Lasgush kominoshet sovjetike të Zhdanovit, kështu që u mor vetëm me përkthime dhe solli në shqip perla të letërsisë botërore si p.sh., Pushkinin, lirikat e Lermontovit, Bllokut, poemat e Hajnes, Majakovskit e Mickieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, Emineskut etj. Ishte koha e “shtojzavalleve të partisë”, si i quante me shpotì Poeti shkronjësit bythëlëpirës të regjimit komunist….Lexoni sa më shumë poezi prej të madhit Lasgush!

(Shënim: Kur ndrroi jetë Poeti, më 12 nëntor 1987 në Pogradec, komunisti D. Agolli, kryetar i lidhjes së sh-krimtarëve, deputet dhe antar i komitetit qëndror të ppsh, nuk lejoi t’i bëheshin homazhe Poetit në shtëpinë e kulturës së qytetit.)

Ti Po Vjen Që Prej Së Largu

Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal.
Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lëndina.
Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zambakut që t’u fal.

E si shkon me hap të matur, më pushton një dhëmshuri:
Do të tretem të kullohem në kalim të këmbës sate,
T’i pushtoj i llaftaruar ato hapëza mëkate
Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.

Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,
Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli këmba jote.
Të të shtroj nga dhëmbja ime një çudi prej pikash lote,
Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj’ e dëshirim.

Të ma shkelësh hije-letë! të ma shkelësh mes për mes!
Të të shoh si më lëkundesh me sy fjetur e fatuar,
Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,
E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s