Kalendari poetik: Blaga Dimitrova (1922-2003) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

Blaga DIMITROVA

Kalendari poetik: Blaga Dimitrova (1922-2003)

Sot, më 2 janar, është data e lindjes për Blaga Dimitrovën, poete, shkrimtare, eseiste e njohur bullgare. Pasi u diplomua për gjuhësi sllave në universitetin e Sofjes, në vitin 1945 shkoi në institutin Gorkij në Moskë ku mbrojti doktoraturën me një tezë mbi Majakovskin. Ka qënë dhe përkthyese zyrtare nga greqishtja e vjetër, rusishtja, polonishtja, suedishtja, gjermanishtja dhe vietnamishtja. Shkroi kryesisht poezi lirike, larg nga politika e kohës. Kur filloi demokratizimi i vendit qe ndër themelueset e komitetit për mbrojtjen e mjedisit dhe themelimit të partisë Bashkimi i Forcave Demokratike. U zgjodh zëvendës presidente e Bullgarisë në vitin 1991. Qëndroi në atë post deri në vitin 1993. Por s’qe llumi i politikës për të:
“S’ke të drejtë të gënjesh
edhe sikur për shaka të jetë…”
…kështu shkruante Dimitrova në një nga poezitë shkruar pas viteve ’90. E zhgënjyer nga politika, dha dorëheqjen nga posti dhe u mor vetëm me shkrimet e saj deri në fund të jetës. Vdiq e nderuar më 2 maj 2003. Për të përkujtuar poeten bullgare, përzgjodha këtë poezi nga shqipërimet që kam prej saj:

VISHNJA
(Вишна)

M’u afrove, më the: – “Ke ftohtë?”
Dhe më mbështolle në përqafim.
Në gjoks t’u ngjesha besimplotë,
Ndjeva përbrenda një…lulëzim.
Er’e jugut fryu e vrullshme,
Gjithë zërat e zogjve dëgjova.
U skuqa si vishnje e turpshme,
U skuqa, u zverdha, mbarova.

Tani nuk di nga sillesh, ku je,
Pse më le të, shkretë, në borë?
Të thuash : – “Ke ftohtë?” – nuk të ndjej,
Mbi sup, shkujdesur, s’ta ndjej dorën.
Sërish dimr’ i vjetshëm ka erdhur
Ajo ngricë, ajo zbrazëti
Si vishnja para kohe çelur,
Luledjegur, dridhem në vetmi.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s