Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

***

Râ borë
sá me thinj’ mallin tém për ty.
Gjithçka në ajër si ándrra e një blete.
S’më duhet má véna
as kokaina që kurrë s’e kam provu.
E vetmja drogë që kam marrë
je ti.
Në stacionin për hánë
me mijëra male borë në mes
të jap nji puthje
e s’kam cigare në gojë,
kryet e ke mes gjinjve,
më shpon me kristale kuarci,
vdiset kollaj me ty.
Të du kaq përulshëm,
zbres prej katit të sipërm,
drejt rránjve të ferrit në katin përtokës,
ngjitem pràp si engjëll.
Për gabimin má t’vogël
pushkatoj veten,
mbylli pas derën e dashnisë
nisem për Gulag.
Po ta nis dhe ty manualin e sjelljes,
s’du me t’qortu ani pse jam mësuesja jote e puthjeve diellore
e lyeme me dritën rozë të lëkurës tánde,
e bukur pse e lirë prej prangave të premtimeve.
Ji racional si Ajnshtajni,
matematika nuk ásht dashni.
E bájmë vetë thesarin tonë
me puthje e metafora
Prej vetes nuk muj me t’pshtu…

 

***

Kam qenë e bukur shekullin e kaluar,
zemra më shihte,
jo sytë.
Aty e mbrapa kam ecë me duar nëpër mure.

Edhe 33 dekada më mjaftojnë me shkru,
me rritë fëmijët,
me punu arat e Atdheut
e me mbledh lule në qiellin e lēkurës tánde.

 

***

Fle gjumë mes turmës
si Shvejku në front.
S”më kujtohet ásgja
pos nji ujku që cijat në fund të kafkës téme
e puthjen e burrit në zemrën e të cilit fryjnë erna t’buta,
lulet e barin i bán me vallzu Belly Dance.
Në qytetin me kisha e Oqean
zbres thiktë brenda vetes me shkru vetveten.
Nuk du whisky,
dehem me shkëlqimin e hánës.
Asgjá nuk na pshton ne të vegjëlve,
veç pak qiell brenda zemrave tona…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s