Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
Sa ftohtë
 
….ende ca drita jeshile
si semaforë shpresash
në krahë bredhash nderen…
Ende lëkund hijen qytetit
duke e shtrirë bulevardit
si engjëll pushtues…
Sa ftohtë…
dëgjohet murmura
e hijes…
Sa ftohtë përshëeris dhe unë
në distancë…
 
 
 
zgjim i vouar
 
dhe zemërohen mëngjeset
prej zgjimit tënd,
ruajnë gjatë freskinë
që ti mund ta përjetosh deri
në zgjimin e vonë.
E atëherë vesa ngadalë
shndërrohet në brymë
duke ngujuar dashurinë
për ty…
 
 
 
***
 
Këtë mbremje…,
se veç këtë mbrëmje s’ je me mua!!!?
Ka kohë që je arratisur me kohën
në të tjera limane parkuar…
këtë mbrëmje…,
se veç këtë mbrëmje s’ je me mua…
 
 
 
***
 
Unë kam vdekur,
po kam vdekur,
e di që nuk e beson,
e di që të duket lajthitje,
por kam vdekur…
Dhe bota përtej është e bardhë si emri im
kam vdekur
njeriu paska forma të ndryshme
vdekjeje kjo është një…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s