Poezi nga Josif Gegprifti
Harromë…
Më kujtohet kur ike ti,
s’kthehem kurrë më the,
por pas vitesh përsëri,
erdhe me sytë përdhe.
Mike sa keq për ty,
tani je tepër vonë,
nuk di ç’kërkon më ti,
mendja asgjë s’më kujton.
Sa i marrë që ty të besova,
se ti do më doje përgjithmonë,
gjithçka që për ty ëndërrova,
u tretën,u shuan të gjitha,harromë.
Më thuaj dhe njëherë Të Dua!
Dua të kthehem prapa në kohë,
Të jem pjesë e ndjenjave të tua,
Një zë të ëmbël dua të dëgjoj,
Të më thotë dhe njëherë të dua, të dua!
Të heq pluhurin që vitet mbulojnë,
Të shoh kohën që kemi ëndërruar,
Ah, të mundemi kohën ta ndalojmë,
Të më thuash dhe një herë të dua,të dua!
E bukur kjo natë e gjatë pafund,
E mbushur plot me yje vezulluar,
Me krahët e mia dua qiellin ta shkund,
Ta mbuloj me yje Dashurinë e praruar.
Me dashurinë luajmë si femijë
E braktisi dashurinë, në ate natë skëterë,
dhe qielli dridhej prej ngashërimit shpirtëror,
kur u shfaq ajo lule, ishte pranverë,
kur iku, në shpirt la dimër e borë.
Nata e errët çdo gjë kish mbuluar,
dhe yjet i rrëmbeu në thellësinë e saj,
hëna qëndronte e heshtur e trishtuar,
dhe retë e zeza e mbuluan ngadalë.
Dëgjo moj natë,mos qaj për mua,
zjarri që u ndez nuk ka për t’u shuar,
nuk kemi faj, kështu ishte shkruar,
s’ka zemër pa dhimbje, kush është i dashuruar.
Të lumtur jemi të qeshur, të gëzuar,
hëna dhe yjet na vështrojnë me habi,
lindim në agim,perëndojmë duke kënduar,
me dashurinë tonë luajmë si femijë.
Ardhja e Dritës
Mirësevjen ti
O agim i bukur, i ndriçuar,
I kësaj dite të re!
Mirësevjen ti o Dritë,
O diell i ri
Që zhduke errësirën nga sytë e mi!
Me ardhjen e Dritës,
Shpirti gëzon ringjalljen e tij
Dhe frymon për një jetë të re.