Poezi nga Manushaqe Toromani / Shkëputur nga vëllimi poetik “Arratisur me muzgun”

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
SIKUR
 
Sikur t’ ishim bashkë dikur…
do kishim ndryshuar rrjedhën
Jeta do ishte më e bukur.
Sikur të ishim dashur kohë më parë
do u tregonim të tjerëve dashurinë e madhe,
do i mësonim të duheshin.
Sikur të ishim dikur bashkë
do ishim dhe sot
të lumtur në botën tonë.
Sikur, dikur, sikur…,
Po tani ku jemi…!?
Ndërtojmë e prishim kështjella që s’mbajnë
e ndodh që dimri të vijë plot acar.
Sikur, të ishim si dikur…,
veç pranverë do lulëzonte në shpirt.
 
 
 
MAGJI E NATËS
 
Takohemi pas mesnate
kur njerëzia flenë,
I shkëmbejmë dy fjalë
puthjet po ashtu,
si zogj të lirë
s’ na pengon njeri.
Kujtojmé kohën e vjetër
bëjmë dhe dashuri.
Ç’ mund të them më tepër
më shumë se një magji.
Agimi ringjallur;
tjetër ditë përflak
dhe mbrëmja e ardhur
tjetër yll përndrit.
 
 
 
NJË ËNDËRR TË BËN TË JETOSH
 
Kotem pa ty ëndrra ime
gënjehem shpesh se do mund të të prek
dhe vetes i jap shpresë orë e çast
ti më sillesh rrotull, e përherë më josh.
Herë-herë gati bëhesh e gjallë
e vërtetë,
më përkëdhel, më puth sytë
çast trazimi shpërndarë gjithandej.
Bëhesh erë e fluturon kaltërsive
ngjitesh lart, shumë lart në qiell
më kot pres natën të mbyll sytë
sa bien mbi qerpik marrin arratinë…
Por tek e fundit,
më jepni shpresë
natën zbukuroni
dhe pse më mbani peng.
 
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Arratisur me muzgun”
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s