Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

KËNGËT E POETIT

Ah, këto këngët e poetit, si fole zogu në shkëmb
Vijnë përlotur duke qeshur, shërojnë plagën që dhemb!
Kënga-shpirti, lot i diellit, psherëtima ndezur zjarr
Pasqyrë si kristal i qiellit, ëndrra me vello të bardhë!

Ju që dini të këndoni, ju që këngën e keni shpirt
Është zemra e poetit, nuk ka çmim, ka veç dritë!
Është shpirt i endur-muzë në tezgjahun e çdo ëndrre
Rrënj’e fjalës mbirë në buzë, është vallja e çdo kënge!

Ju që zjarrin keni mall, mos kërkoni vatër tjetër
Vetëm kënga është zjarr, zjarr nga shpirti i poetit!
Loti i nënës, lot i syrit e gjen veten në çdo varg
Është fllad i ngrohtë i gjirit, guri me rrënjë në prag!

Dhe ju vajza, oh ju vajza, tërbim i syrit të detit,
Ju që dallgët bëni varka, dehur nga këng’e poetit!
Ju sirena, ju dhe nimfa nëpër dridhmat e tërmetit
Dhe aty ku mungojnë dritat ndrisni si yje profeti!

Udhët tona nëpër mote, nëpër këngët e kësaj jete
Janë sa pesha e kësaj bote, janë sa brengat e poetit!
Kur koha pikon gjak dhe kur tymi mbulon diellin
Ndez poeti këngën flakë, vetëtimë piskam e qiellit.

Edhe fjala, edhe bekimi mbajnë aromë poezie
Kënga është firmë betimi, është frymë dashurie!
Dëgjoni zërin e këngës, zëri i jetës dhe në acar,
Ajo flet gjuhën e zemrës, ajo shpirtin mbanë gjallë!

 

DO ECI GJATË

Më zuri dhe ky dimër në udhëtim,
(Unë udhëve jam dhe në pranverë)
Një trobë malli e mbaj mbi shpinë
Në vend të ujit një shishe me verë.

Nuk jam gabuar në udhën e nisur
As derën e imazhit, ku me sy trokita
Patjetër që s’jam ortek i rrokullisur
Edhe netët i dua, njëlloj si dita!

Gjurmët i mbjell nën ritmnin e zemrës
Pasqyra e imazhit shkëlqen mbi dëborë
E ftoj të më mbaj ison e këngës
Imazhet janë truke, ato nuk kanë gojë.

Do eci mes stinëve shumë gjatë
Dhe fundin, ndoshta, dot s’e arrij
Gjithë sa preket do të quhet fat
Dhe fati i shkruar ka udhën e tij!

Por unë shpresoj, shpresoj tek zemra
Besnikja e vetme kurrë s’ka tradhëtuar
Aty gjejnë strehë e shlodhen ëndrrat
Ato që më bëjnë të ndihem i rinuar!

 

NË ÇDO FILLIMVITI

Në çdo fillimviti
sërish nëpër udhët e jetës
plotë kryqëzime, kthesa,
dritë, errësirë, klithma ngazëllimi.
Nëpër udhët e kësaj jete
kultivohen mashtrimet,
thyhet pendimi, e vërteta,
zemra dhe shpirti drejt amëshimit.

Nëpër udhët e kësaj jete
lotët dhe malli,
lëndina psherëtimash që çelin lutje.
Këngë shpirti,
pentagrame zjarri
ëndrra të kaltra nën qiej me re
që vrapojnë në ngutje.

Nëpër udhët e jetës
shtigje të harruara,
dëshira të çmendura deri në skarilegj.
Kufijtë e marrëzisë në orët e vonuara
rikthim i pamundur-plaga që djeg.

Nëpër udhët e jetës ortekët si male,
rropama fjalësh,
rrënoja kështjelle si gjysmëvarre.
Vatra të shuara
kujtimet hizjarre,
shpresa të zverdhura si flokë vjeshte!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s