Poezi nga Vullnet Mato

Poezi nga Vullnet Mato

 

NË QENDËR TË VËMENDJES

Jeta lëviz pa u ndalur, si në garë konkurimi,
ndërmjet punës, dijes dhe kulturës jetësore.
Përparësitë vlerësohen, nga vetë njerëzimi,
kush duhet në qendër të vëmendjes kryesore.

Puna dhe dija, si energji të krahut e mendjes,
shtyjnë jetën më tej, në lartësitë e qytetërimit,
kultura dhe arti në libra, ekrane, nota kënge,
krijojnë ndjesitë e holla për argëtimin e shpirtit.

Kjo është përvoja dhe praktika mijëravjeçare,
nga mbretëria e gurit, te kozmosi i elektronikës.
Të gjitha përpjekjet fokusohen drejt kësaj gare,
nga Poli i Veriut, në akujt fundor të Antarktidës.

Ndryshe këtu, në skaj të Ballkanit perëndimor,
vëmendja përqendrohet te politikë-aristokracia.
Heronj dite bëhen papagajtë e acarimit nervor,
që i frynë urrejtjes e i nxjerrin zemërimit shkëndija.

Po ju, o indiferentë të mençur, të genit shqiptar,
sa kohë do bëni sehir, këto shfaqje maskarade,
të duartrokitjeve politike, kush zë vendin e parë,
duke shkrumbuar flakë e tym, milionat e parave?!…

Provoni të mbyllni ekranet e të mos lexoni gazetë,
të mos votoni figura të zvetënuara, të mbira në sy!…
Atëherë, dalin arkitektët e vërtetë pa teser në xhep,
por me projektin e ngjitjes kombëtare në lartësi!…

 

MBRËMË NË TELEVIZOR

Mbrëmë në televizor, sytë m’i mbërtheu 
një bionde me flokët e saj, rica-rica.
Një hënë, mes reve puplore krehur,
me dy yje te balli, dy planete në cica.

Për seksin e lirë dhe të pambrojtur,
priste me gjuhën brisk, shtruar e butë.
Futej në fjalët rezervë, pa u ndrojtur,
për shenjat e fshehta njerëzore në trup.

Kisha mprehur veshët, krejt i çmeritur,
të kap çdo frazë nga kjo zëdhënëse e kohës,
që zbulonte enigmat e botës së mbyllur,
duke çelur në ekran, drynin e kasafortës.

Dhe kur quajti përvojën e saj më të mirën:
“Dashurinë e kam ku më tërheq,
në shtëpi bëj detyrën”…
Thashë, lum ai shtrat, me kaq magnet,
mjerë ai shtrat, që ka brenda një dreq!

Sepse shtypjen e lashtë, me egërsi diktati,
seksi i bukur i këtij shekulli, plot qejfe,
po ia shpërblen çomages së patriarkatit,
duke i shkarë nga çarçafët krejt në heshtje…

 

MES DJAJVE VIRTUALË

Jam miku juaj, quhem thjesht, poeti 
një peshk vogël, në oqean interneti,
endem mes grepash me pamje nusesh,
dhe hakersave me karrem virusesh.

Meshkujt shfaqin fytyrë të rreme,
bëjnë elozhe, me mesazhe femre.
Hakersat, të ngjashëm me ujkun,
shqyejnë dritaren, vjedhin feisbukun.

Ashtu si piratët, në oqeanet ujor,
gëlojnë piratët e padukshëm ajror,
të rrezikojnë talentin e trashëguar,
dhe të vrasin frymëzimin e vagëlluar.

Nuk di njeriu, nga të ruhet përpara,
ku mbillet i ligu dhe nga i vjen fara.
Si në tokë e qiell, u bë bota dreq,
të turbullon qetësinë shpirti i keq.

Librat mbushur me perla në vargje,
myken e kalben kudo nëpër rafte.
S’u bëjnë efekt tingujt, s’i prek rima,
nuk i godet rrufeja, as vetëtima.

Me cicërima zogjsh, aroma lulesh,
ata tallen, qeshin, derisa shkulen.
Dashuria e vërtetë, shpirti i poezisë,
bëhen viktimat fatkeqe të ligësisë.

Në klube nate, djalli me bijtë e tij,
dehen me drogë, bëjnë dush me raki.
Nuk ndjejnë ëmbëlsi nga vargu poetik,
shpirtin ua ka pushtuar epshi erotik;

Stiv Hokini vdiq, pa çliruar nga trupi,
kthetrat e materies së zezë, të turpit.
S’di as Zoti ku shkon kjo botë e vjetër,
kërkohet ujë në kozmos, planet tjetër…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s