
Poezi nga Dhimitër Nica
SHPALOSJE, FËSHFËRITJE, VALLE, DASHURI.
Ngrihet ky zogu i pranverës,
nga një lis, nga një pyll në gjelbërim,
ngrihet lart në fluturim,
në një cop qiell të vendit tim.
Poshtë lisi, pylli e tërë gjethnaja,
fillojnë lëvizjet, fëshfëritjet, degët përkunden
e lisat rimojnë në vallëzim…
Bredh ky zogu i dëborës,
nga një bredh te një pishë,
kërkon strehim…
Të gjitha mbushur me dëborë,
degët, boçet edhe halat
e nga pesha del veç rënkim…
Turfullon zogu i dëborës,
ngrihet qiellit me tërbim,
poshtë fillojnë edhe shkunden,
boçet, halat edhe degët
e bora nis e shkrin…
Ka kohë që zogu i dashurisë,
shpalos krahët në gjoksin tim…
E merr vallen krejt gjethnaja
bora shkrin e vetëm shkrin
(o njerëz më ka gjet belaja)
në vend të qetësohet trupi, shpirti,
kanë marë flakë e rrinë të ndezur…,
që nga muzgu në agim!
VENDI IM
Gjithmonë kam dashur,
që vendi im të jetë prodhim
made in Albania…
I freskët, i pastër, hyjnor,
të jetë vet bukuria!
Gjithmonë kam dashur
që vendi im të jetë prodhim bukurish…
Për fat të keq…, sa keq, sa keq…
Është kthyer në prodhim
palaçosh, kombinash e tradhëtish!!
DIMRI PO ZBRET NUDO…
Vjeshta i hoqi rrobat
një e nga një…
Por si e turpshme që është
i mbajti të brendshmet,
nga lart (sytjenat)
e nga poshtë (stringet).
Si prodhimtare që është,
na i fali të gjitha
dhe tani në moshën thinjoshe
po bëhet gati
t’ i dorëzohet pa kushte
dimrit plak…
Ky disi i kënaqur,
nga dhurata e vjetër
(por me pamje të re)
për të treguar burrërinë
e për të mos e ulur vehten,
po i heq të tëra,
tirqet e shajakut nga poshtë
e nga lart fustanellën…
Po zhvishet lakuriq!
Kujdes o njerëz!
Është i egër dimri sivjet,
ndaj po turfullon të derdh inatet
e t’ i shkarkoj mbi kokat tona,
të gjitha retë!