Hutim ( Pro-etikë) / Nga: (Hamdi) Erjon Muça

Hutim

Pro-etikë

 

Nga: (Hamdi) Erjon Muça

Një zgiqe!
Garazhd, barakë: a ku ta di unë se çfarë, kthyer në kafene; e varfër. Me dërrasa të mbërthyera në mur, të kthyera në tavolina: ngjyrë fildish, për nga pisllëku që kish mbuluar me kalimin e kohës bojën e bardhë.
Me karrige, në i thënçin ashtu atyre që pashë unë, e mbi to, pas tavolinës dhe një gjojafilxhani kafeje, dy sy: të kuq. Që u skuqën edhe më shumë pas frenimit të një makine foristradë që kaloi aty pranë: e drejtuar nga një shofere, grua, vajzë. Femër e epokës tonë….
Ata sy edhe përse makina u largua, sërish të kuqtë nuk e humbën. Po mendoja se çfarë mund të kishin transmetuar Migjenit ata sy. Dhimbje ndoshta! Ndoshta vuajtje! Apo mos vallë urrejtje! Nuk e di dhe nuk ka se si ta di. Unë nuk jam ai, nuk ndodhem në Shkodër por në Durrës e për më tepër, thuajse një shekull më pas…
Ku e lamë?!
Po tek ajo se çfarë më transmetuan ata sy!
Ndjeva hutim te e kuqia e atyre syve në moshë: jo edhe aq të shkuar.Të gjithë hutimin e një qenje që jeton në një epokë të cilës ndjen se nuk i përket. Hutimin që mund të ndjejë një human, teksa sheh se si aksh politikan, me shpirtëmadhësinë e një qenje njerëzose i dhuron lojra për festat e fund vitit jetëmëve të një shtëpie fëmijësh.
Hutim për varfërin që rend përkrah luksit pa u turpëruar fare… Nga babëzia që kanë fukarejtë për të mbushur sa më shumë radhë nëpër listat e ushqimeve, me emrat tyre. Nga modestia e të pasurve që nuk u hedhin as sytë fukarejve që i rrethojnë: që ata të mos ndihen ngushtë nga shkëlqimi i fytyrave.
Hutim për këtë botë që rend e rend, pa rend, e pa ditur se ku duhet të shkojë.Hutim ndaj cinikëve që janë shtuar tepërmi në kohën tonë. Janë njerëz si ne por qëndrojnë një shkallë më lart: për nga kurajo. Kanë kurajon të japin mendime apo të shprehin gjykime me gjithëse janë të paditur. Ose thënë ndryshe kanë dituri Shqiptare, thashethemesh, që me kohën ka ndryshuar vendshfaqien.
Para disa vitesh dituroheshin nëpër tabakhane e kafene, kurse sot në salla bastesh: por dominotë e tavlla janë po aty. Gjithçka na rrethon është nën hapsirën e diturisë së tyre, e mos guxo ti kundërshtosh se do marrësh si përgjigje cinizmin e tyre të “ditur”.
Nuk e ka të lehtë njeriu ynë të mbajë përqëndrim në këto kohë. Hutimi është më i afërt. Atë e ke në çdo cep madje pengohesh në çdo hap nga prezenca e tij. Hutohesh nga keqadashësia e atyre që nuk besojnë se mund të hapen treqindmijë vende pune në një vend pa industri.
Hutim ngaqë qetësia ka humbur. Të gjithë bërtasin, pa shkas: edhe kur nuk është e nevojshme. Kurse kur është e nevojshme heshtin: gati me bisht ndër shalë. Nuk ka qetësi askund, madje edhe ëndrrat e natës janë të zhurmshme: shëmbëlltyrë realitetit ditor…
Hutim nga drejtësia njerëzore… Që shkëlqen në fytyrat e gjykatësve të keq ushqyer e veshur, si të lodhur nga të udhëtuarit keq në mjete të pavlera. Ndërsa burgjet janë mbushur me djem, burra, fajtorë të të qenit injorantë…
Të faktit që vjedhaj dënohet: nëse ajo është e vogël. Që narkotrafiku dënohet kur bëhet fjalë për gramë, ose edhe kilogramë. Vrasja dënohet nëse je veshur thjeshtë. Duart pastrohen vetëm nëse ke mundësi: në të kundërt…
Hutim ngaqë në qytet tona nuk ke se ku ta shohësh më qiellin: përbidëshat rriten. Pallatet ngrihen hareshëm nga njerëz që paguhen me para…
Hutim nga mungesa e njohjes së kuptimit, të fjalëve që përdoren tashmë nga të gjithë: pa kuptim. Mbi të gjitha të njërës prej fjalëve asajë më krenares mbi më krenaret kryefjalë të gazetave: korrupsion….
hutim…..

16-05-2015 Pisa

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s