Kalendari poetik: Katja Perat 1988 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Katja PERAT

Kalendari poetik: Katja Perat 1988

Ndër poetë që kanë sot më 7 janar datën e lindjes, përzgjodha poeten e re sllovene nga Lubljana. Diplomoi për filozofi dhe letërsi të krahasuar në qytetin e lindjes. Ka botuar dy përmbledhje poetike. Ja një poezi e saj:

DASHURI 

Kjo poezi dy skaje ka.
Në të parin, mëso
se i huaj në dhé të huaj je,
mik në gostinë e shtëpisë së tjetrit,
ku asgjë s’kupton dhe asgjë s’të përket,
tjetri është dashuria.

Kur arrin diku,
një njeri me mend e di
që i vetëm është.
E di që ne, njerëzit,
kokën të presim, të thyejmë duar e këmbë,
me litar të lidhim, me zinxhirë dhe kontrata,
me çels në qilar të mbyllim dhe në papafingo të kullave të larta.

Një me dy pare mend, i ruhet të afërmit
dhe më tepër se çdo gjë
nga vetvetja ka frikë.
Kur arrin diku,
në një pyll të errët,
të padepërtueshëm hyn.

Nuk është ndryshe as në dashuri
veç ndonjëherë na duket
se dikush,
sepse vështron këtej nga ne,
s’di pse na shikon.
Dashuria është përthyerja e dritës dhe ti e di
që shumë nuk zgjat.

Asgjë s’e mban frikën
aq larg sa duhet të jetë.
Kur kap pasqyrimin tënd në ndonjë vitrinë, vëren
se si një fytyrë fisnike, e hijshme t’i ngul sytë
me mosbesimin e një egërsire.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s