Kalendari poetik: Poeti disident ukrainas – Vasil Stus (1938-1985) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Vasil STUS

Kalendari poetik: Poeti disident ukrainas – Vasil Stus (1938-1985)

Sot, më 6 janar, do të mbushte 81 poeti ukrainas Vasil Stus (Васи́ль Семëнович Стус). Ishte jo vetëm poet, por edhe përkthyes, kritik letrar, gazetar dhe pjesëmarrës aktiv në disidencën ukrainase. Për shkak të bindjeve politike, iu hoq e drejta e botimit dhe kreu rreth 23 vite burg politik dhe punë të detyruar në miniera. Në vitin 1978, me guxim të rrallë, i shkroi Presidiumit të Sovjetit Suprem: “…kërkoj të më hiqet shtetësia sovjetike, për mua të jesh shtetas sovjetik do të thotë të jesh skllav … ”
Në burg, jo vetëm shkruante poezi në kohën e lirë por edhe përkthente nga gjermanishtja Gëten, Rilken dhe Lorkën. Më 28 gusht 1985, e dërguan për rigjykim; Stus në shenjë proteste filloi grevën e urisë pa afat; vdiq ndaj të gdhirë të datës 4 shtator 1985. Komandanti i kampit, majori Zhuravkov, vrau veten. Në pushtet ishte cari i radhës, komunisti “i butë” Mihail Gorbaçov.
Pasi Ukraina u shkëput nga ish-BRSS, poeti disident u shpall “Hero i Ukrainës”. Ja një poezi prej tij:

PERËNDIA U ARRATIS

Tek ne s’ka më shenjë të Perëndisë:
S’duroi dot Zoti – u arratis
Të mos shihte vuajtje çnjerëzore
Ashpërsi torturash djallëzore.

Vend i mallkuar – përbindëshi zot,
Mbret tmerresh dhe në marrëzi s’ka shok
Vetëm ligësinë njeh si gëzim
Gëzon gjithçka ta shpjerë në shkatërrim

Ja dhe qiellin, ta ulë po rreket,
Bota e gjithë pa qiell të mbetet
Torturues i torturuar, i marrë,
Atdheu im dhe Zotin e ke vrarë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s