Kalendari poetik: Vasil Simonenko (1935-1963) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Vasil Simonenko

Kalendari poetik: Vasil Simonenko (1935-1963)

U lind më 8 janar Vasil Simonenko ((Василь Симоненко), poet, gazetar dhe pjestar i lëvizjes disidente ukrainase. Në vitin 1957 punoi si gazetar në Çeçeni, raportet e KGB-së e cilësonin “jo-bashkëpunuese” sjelljen e tij dhe bënë çmos t’i hiqnin të drejtën e botimit dhe kështu u detyrua shumë prej shkrimeve t’i nxirrte jashtë shtetit me ndihmën e miqve, por shkrimet që ranë në duart e spiunëve u zhdukën. Në vitin 1962 bashkë me dy miq pati zbuluar vendin ku varroseshin viktimat e KGB-së. Kjo gjë e sosi durimin e shtetit kriminal. Më 13 dhjetor një grup prej disa spiunësh e kapën në një stacion treni dhe e rrahën për vdekje. Vdiq pas disa orësh në spital nga plagët. “Dora e ngrohtë” e shënoi në kartelën e spitalit si vdekje nga kanceri. Ja një poezi e poetit martir:

VETËM

I vetëm hap sytë, si Robinson Kruzo
të shoh ndonjë anije tej në horizont.
Dhe mendimi zhytet ashtu i flashkët
po në atë thes ku squllen dhe fjalët.

Përditë qiellin e kaltër shpoj
me vështrimet e mi si shqiponjë
me shumë lëkura jam mbështjellë
të ëndrrave dhe shpresave fytprerë.

-O Premti im, ku je!
Horizonte pashpresë nga fyti më dalin
dhe tutje larg shkojnë dhe humbasin:
-Jepmë Zot, së paku një armik,
meqë më largove nga çdo mik!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s