KËRKIM I PËRJETSHËM – Hrisavji TUMBA / Përktheu: PETRO ÇERKEZI

Poezi nga Hrisavji TUMBA

 

KËRKIM I PËRJETSHËM

Përkul ditët kur qielli derdh lot
dhe lagështit pyjet e mendjes.
Dua të menjanohen retë
të vijë dielli për të puthur shkëmbinjtë e qullur
për të mbirë margaritat në lëm
të zhdukem në bardhësinë e tyre të pafundme.

Ëndrrat e shtrenjta i mbuluan rrjeta merimangash
fosile të një qyteti të vdekur
lule natore pa nektarin e tyre
përtërihen në kopshtin e shkretë.

Megjithatë

Dielli çapitet mbi rërën e mbrëmjes
vjen i rubintë
krejt si trandafil që shkul petalet
para dorës sime të shtrirë.

I them dëshirat e mia
dëgjoj premtimet e tij
Një ceremoni gjysmë e harruar
që zbehet në natën e çmendur të fjalëve.

Kërkim i përhershëm
i bardhësisë
i dritës
i diellit të pafund
i ëndrrës së harruar.

HRISAVJI TUMBA
2019/01/11

 

Përktheu: PETRO ÇERKEZI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s