Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

NË KËTË QYTET…!

(Mirko Gashi)
1939-1995

Imazhi i tij fliste!
Fliste ashtu;
siç dëshironte Ai,
dhe nuk mbante vesh,
as nuk i bëhej vonë
si e kuptonim unë e ti!
Kishte vetëm një fytyrë
dhe kurrë s’i bëri dy,
nuk ndërronte ngjyrat
mbante vetëm një.
E deshi jetën në mënyrën e vet
“Në vorbullën e ujit”
tepër i qetë
ecte me vetminë
ngarkuar përlotë sekrete!
Në këtë qytet
ishte dhe mbeti i vetmi
BOHEM i vërtetë!

Atje poshtë nën “ Tre Sheshirët”,
shpesh herë kthente
të ngrinte dolli,
be e rrëfe bënte,
thoshte: Mbani mend!
Atë ditë kur të vdes unë
ka për të rënë shi!
Dhe vërtet ashtu ndodhi,
atë ditë me diell në Prishtinë,
një re solli një rigë
sa lagu dheun mbi strehën e tij!

 

FATI YNË…!

…dhe ikin kohët e ne
vrapojmë pas ashklave
me nënë e baba 
mbetur jetimë
kërrusur mbi të kaluarën
çalojmë në të sotmen
fati ynë…
trëndofil i vyshkur
apo pëllumb i plagosur.

 

I ETUR JAM…!

I etur jam për pak ujë burimi
të freskoj kujtesën…
me vesë agimesh t’i rinoj vitet, 
dashurisë në emër t’i thërras!

I etur jam edhe për një fjalë goje,
t’i lënoj dhimbjet nga ndryshku i kohêve!
Me gurrë kroi ta shuaj etjen,
shkrumin e stinëve në mote!

Sa i etur jam
për një fluturim shqiponje,
ta përqafoj çdo cep të atdheut tim!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s