Poezi nga Raimonda MOISIU

Poezi nga Raimonda MOISIU

 

Qënia ime kërkon një strehë ….

Qënia ime, jo më
– në varkën e vetmisë.
Ankthi im në sytë e jetës –
i shtangur dhe i mashtruar nga
vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i
frikës poshtë këmbëve të mija. Atje
– ftohtësirë…frikë…frikë shumë.
I ndjej si vijnë
lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.

Qënia ime kërkon një strehë, ku
me gishtërinjtë e butë, të
zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje
ku nuk ka diell e hënë por
vetëm lumturi.

Qënia ime kërkon t’u japë frymë,
aromës së luleve të casteve të dashurisë,
pasi të gjejë rrugen e kopështit të tyre.
Shpërthimi im dëshiron
të vallëzojë, në
blerimin e pyllit,
në valët e detit,
të flasë me guackat,
të flasë me tokën,
të përkulë kërcellin e qiparisit,
pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.
-.-
Qënja ime dëshiron të mëkatojë,
nën dritën e hënës. Të
mëkatojë duke bërë dashuri me
lakuriqësinë e dlirësisë, mbuluar me
vellon e shiut të lotëve.

 

…kurthi i mëkatit…..

Dua të ndjej ritmin e ecjes tënde,
Poshtë dritave të zbehta të rrugës,
Që në heshtje kundrojnë botën e dëshirave,
Botën e verbërisë së puthjeve të çmendura,
E marrëzisë së pafund të përqafimeve.
-.-
Dua të humbas në zbrasëtinë e bahçes tënde
Të mbjell luleshqera, borzilokë , karafila dhe lulebajame,
T’i vadit me avullin e valësit të frymëmarrjes,
Që pikon pik-pik, në çastin e nisjes.
-.-
Dua flokët e tua t’i marr ndër gishtat e mij,
Dhe me fluturat e puthjeve ,
Të thurrim gërshetin e puhizës së ofshamave,
Në butësinë prej muzgu të bukur,
atë, – të kurthit të mëkatit.
-.-
Nën rrezatimin magjik të llampave,
Me fëshfëritjen e fluturimit të dy pëllumbave,
Dua të rrëzohem mbi honet pafund ,
Të botës së heshtur qiellore,
Duke pëshpëritur një fjalë të vetme:
Emrin tënd !!!
-.-
Dua të notoj në ujrat e shatërvanit,
Të udhëtoj në mjergullën e kaltërsisë,
të syve të tu,
Dua të dëgjoj cicërimën e zogjve të bahçes tënde,
Dua…dua…dua..frymë….frymë,
Dua…dua…dua….vetmi,
sic është pasqyra e shpirtit tim!!!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s