Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

BESA, KUR EDHE KURRË…

Besa, kur edhe kurr’
E ndjej thellë në shpirt, gjakun e zanin e malit
Si shqipen n’flamur
Kur sqepa korbash e sorash, na i groponin syt’e ballit

Se i ëmbël na ishte ngushëllimi, me vdekjet krenari
Me lindjet nëpër zjarre e flakë betejash, të jemi shqiptar
Me bardhësinë e plisit, kur shtronim sofrën, mbi uri
N’maja malesh, nën qiellin robëri e n’tokën, me tradhtar

Besa, kur edhe kurr’
Nuk u nështruam, para robërive, perandori
Si shqipe në flamur
Lartësuam lavdinë, shqiptarçe, si pjellë Perëndi.

 

PAS, MESNATËS…

Pas, mesnatës
Mes fletëve të derdhura, mbi sofrën histori
N’teh t’shpatës
Rri e s’flas, shoh vetëm muzën, n’sy e poezi

Me afsh shpirti, puthi truallin qëndisur me besë
Me sy mali i preki kockat jetë. ndër kullat lavdi
Me ngjyrë plisi, marr frymë, për dritë e shpresë
Me odeonin qëndresë, jetoj shqip, nëpër Shipni

Pas, mesnatës
I trazoj, fletët e mileniumeve, të tokës Iliri
N’teh t’shpatës
Rri e s’flas, shoh vetëm muzën, poezi n’liri.

 

NËPËR SYTË, MALL…

Nëpër sytë, mall
Ikja jote, tej deteve, bashkë me dashninë
M’u lidhën n’ball’
Sikur rrënjët për shkëmb, me malësinë

Ike, tej e përtej oqeaneve, qiellit, plot liri
Hijen e nurit, ma le amanet me zjarr t’dashnisë
Unë, që ta kërkoj nëpër hi mbi mal e vrri
Ku na mbetën ditët e lumnume, n’sy t’malësisë

Nëpër sytë plot mall
Etjen e pi, me hijen e nurit e ikjen me dashni
Që m’u lidhën n’ball’
Në malet e Sharrit, që ende t’presin, Arbëri.

 

NGA DITARI I DASHNISË, PËR TY…

Mos e harro kurr’
Puthjen e parë, që ta lash nishan, për kujtesë
Se është si sy nur
Ngushllim për buzëqeshjet, amanet e shpresë

Me hije dashnie, kur ta veshish shtatin e frikësuar
Si nuse malesh, që shkel mbi ankthe, që zhurmojnë
Rrugëve nëpër jetë, që ende janë duke t’u shkruar
Me germat e lindjeve, që fletët e ditarit t’i kërkojnë

Mos e harro kurr’
Puthjen e parë, ruaje mes buzëve, si unë që e ruaj
Se është si sy nur
Ngushllim për buxëqeshjet, dashni për sytë e huaj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s