Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

ÇDO DITË, NJË FILLIM I RI

Ah, që s’di të them saktë fjalë,
Të përshkruaj ndjenjat e mia!
Edhe për ju do të kishte zjarrë,
Të ngroheshit q’nga largësia!

Shpirti lëshon farfurima!
Ditën me diell e sfidon!
Shto dhe mijëra vetëtima,
Sytë shtiza drite lëshojnë!

Është fat të jesh dashuruar,
Fat për njerëzit ta kenë pran’!
I dashuruari kurrë s’ka pushuar,
Mirësi pa kushte ka dhënë!

S’di jo, të thur fjalë të sakta,
Të bind ju dhe Zotin, të bind,
Njeriu brenda vetes mbaka,
Energji… sa globin vërvit!

I dashuruari kurr’ s’fjetka,
Çdo ditë… një fillim të ri!
Me dashuri bën kryevepra!
Veç dashuria të bën njeri!

 

BEKUAR QOFSH!

Dhe deti merr vrapin tek një liman,
Ku ndjen siguri… nis e rrëfehet…
Tek një gji… puthet… ndalet… prehet…
Nëse s’do të kisha, Ty, dashuri,
Tallazuar si deti,
Ku s’ka… as breg, as liman, as gji…
S’do të kisha prehje… as qetësi,
Do vrisja e prisja… botën do t’gremisja
E brenda botës… gremisur… aty!
Bekuar qofsh, Dashuri!
Të kam liman,
Të kam dhe gji,
Të kam ninullë,
Më kthen fëmijë…
Bekuar qofsh Dashuri…!

 

LIRIKË MAJI NË JANAR

Një emër kanë të gjitha stinët,
Emrin e stinës të njohjes sonë!
Një emër kanë të gjitha ditët,
Ditën e mesmajitn më kujtojnë!

Maji m’veshi me afshin e zjarrit,
Më ngroh… s’më djeg… më mbron!
Edhe mes dimri q’tokën mardhi,
Tek unë mes majin dërgon!

Çdo gjë preket vetëm me mendje,
Unë mëndjen e lashë nën palmë!
Si roje, në mbrojtje të një ndjenje,
Tek Unë t’mbetet frymë e gjallë!

Shpesh mendja kërkon t’vijë n’vend,
Ndjenja, edhe trurin e ka pushtuar!
Nën palmë mendja mbetur peng,
Unë peg e dashurisë së bekuar!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s