Kalendari poetik: Mihai Eminescu (1850-1889) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Mihai Eminescu

Kalendari poetik: Mihai Eminescu (1850-1889)

U lind më 15 janar 1850 Eminescu, poet, gjuhëtar, shkrimtar, gazetar dhe politikan rumun (qe ndër veprimtarët më në zë të Partisë Konservatore Rumune). Konsiderohet si poeti kombtar rumun. Poesitë e para i shkroi në moshën 16 vjeçare. Historiani Nicolae Iorga e cilëson Emineskun si atin dhe themeluesin e gjuhës moderne rumune. Poezitë e tij shënojnë periudhën e fundit të romantizmit dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi 60 gjuhë. Ja një shqipërim nga romantiku i shquar rumun:

NGA GJITHË ANIJET…

Nga gjith’anijet që çajnë detet,
Sa syresh gjetën fundin shpesh herë
Dhe si gërmadha brigjeve dergjen,
O erë, dallgë, dallgë dhe erë?

Sa zogj, sa herë lenë foletë
Dhe qiellit vjeshtor nisen varg
Verbtaz, pa mëshirë i godet,
O dallgë, erë, erë dhe dallgë?

Vetëm me fat dhe shumë përpjekje
Arrijmë ne qëllimet përherë
Pas na vini, gjithmonë në ndjekje,
O erë, dallgë, dallgë dhe erë!

Bashkë, asnjëherë vesh s’u morëm,
Ju kërkoni të na vini cak,
Do të jetë kështu gjithë kohën,
O dallgë, erë, erë dhe dallgë?

 

© shqipëroi nga anglishtja Maksim Rakipaj

përktheu në anglisht Corneliu M. Popescu

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s