Poezi nga Armenida Jolldashi

Poezi nga Armenida Jolldashi
 
 
***
 
Lërua të tjerëve, Brut!
Nuk ishte e nevojshme për aq shumë goditje.
Çezari mund të vdiste dhe vetëm me një,
Një thikë të mprehur mirë mu në zemër.
Nuk ishte e nevojshme mëkati mal të bëhej.
Dhe unë mund të vdes vetëm me një thikë.
Të premtoj nuk kam nëntë shpirtra.
Nga vdekja nuk të ngrihem.
Lëri të tjerët të më vrasin.
Lërua atyre që dinë ta bëjnë më mirë.
Nëse ke dëshirë të lënduar të më shohësh
Dije se po vuaj në shkallim.
Nuk është e nevojshme.
Të tjerët lëri t’më mbarojnë.
Mos e humb gjer në fund pafajsinë!
 
 
 
Në brigjet e tua
 
Në varkat e bardha qiellore
Shpirtin e ngarkova.
Atje në tuat brigje të largëta
Dil prite, i dashur!
 
Le të rrij pa të kafazi i zbrazur.
Mendimet si zogj shtegtarë le të ikin.
 
Priti, i dashur
Shpirtin, puthjet, mendimet
Si re të bardha pa lot
Tek zbarkohen tek ti.
 
Në brigjet e tua të largëta
Një qoshe të gjej malli, në shkëmb.
 
 
 
Vjeshtë
 
Të vizatuar mes gjethesh te pashë
Dhe humba. Në flokët e verdhë humba.
Në të kuqen e buzeve,
Në të kaftën e syve të tu u treta.
 
Ti nuk kishe ikur askund!
 
Era zërin, prekjet, puthjet e tua mi solli.
Një e nga një rreth meje u mbështollën
Atje nën pemën e zverdhur.
Sa shume, sa stinë kisha pritur!
 
Por, ti nuk kishe ikur askund!
E përcolla me sy dhe shtegtarin e fundit
Tek humbi larg mes resh.
I ngratë e i përhumbur
Në flokët e verdhë,
Në të kaftën e butë të syve të tu zhytur.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s