Armenida Qyqja Jolldashi

Armenida Qyqja Jolldashi
 
Armenida Qyqja Jolldashi lindi në Tiranë në vitin 1977. U largua nga Shqipëria në vitin 1995 për të përfunduar studimet në Vakuver, Kanada , studimet profesionale si ndihmës dentiste, profesion të cilin e ushtron edhe sot. E tërhequr qysh në moshë të herët drejt letërsisë ka qenë e pashmangshme të qëndrojë larg artit të shkruar dhe të mos i përgjigjej thirrjes së brendshme për të shprehur emocionet e saj poetike. “Përtej kangjellave të shiut” është vëllimi i saj poetik , i cili pritet të pasohet së shpejti nga një tjetër prurje, e cila e ngre nivelin e saj ideo-artistik në një nivel edhe më të lartë.
 
 
Tek ti
 
Që pa gdhirë e mora udhën,
Udhën për tek ti.
Dot s’ më mbajtën krahët e natës
në shtratin e vetmisë.
 
E mora ditën edhe natën
aty në grushtin tim.
I shtrydha fort me to ta mbytja
të tmerrshmen largësi.
 
Të erdha pranë me frymën time,
me drit’n e diellit përmbi sy.
Me mijëra herë ashtu pandjerë
shkon e vjen ky shpirt tek ti.
 
 
 
E lirë
 
Jam dallga e mendimeve të lira
që bregun shkumojnë pareshtur
I madh vërtet është deti qe më mbart,
por ende më i madh bregu
që te buzët e veta më ndjell.
 
Mos u mërzit me ik-ardhjet e mia!
Dhe nëse vi e tërbuar nga stuhitë
I dashur mos u trëmb, mos ki frikë!
Ja, aty nën dallgën më të egër
Një dashuri e madhe mund të rrijë e fshehur.
 
 
 
Në djall!
 
I kërkova dy fjalë heshtjes.
Përkufizim t’i vinin buzëve të brengës
që shqyhet si hon t’ë më thithë.
Anë më anë, cep më cep të shpirtit.
 
Dy fjalë i kërkova
në vend të miljona pse-ve.
S’më dha asnjë,
veç ironi therëse, heshtje.
 
E mallkova atë,
Telofonin, kompjuterin,
Këtë shekull të zhurmshëm
Rrumpallën mashtruese.
 
Tra la….lala tra…
Një miljon tra la la të shumëzuara me zero.
Zhurmë shurdhuese
dhe një heshtje korb të zezë.
 
Në djall vafshin të gjitha tra la la-të
dhe heshtja që lajm s ‘më sjell
Në djall le të shkojë!
Mbi varr le të më rrijë si epitaf po të dojë!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s