LOTI I GRUAS- TREGIM (Pjesa e dytë) / Nga: Enertin Dheskali

LOTI I GRUAS- TREGIM

(Pjesa e dytë)

 

Nga: Enertin Dheskali

Këmbët e bardha, thuajse të rjepura nga qimet, u drodhën një çast përpara se të tentonte të çohej në këmbë. Martini e njohu. Ishte Arjani, fqinji i vjehrrit të tij. Ai ishte rreth 10 vjet më i madh, i kishte kapërcyer të pesëdhjetat dhe flokët e shkurtra i kishte thuajse krejt të thinjura. E njihte prej gati dy dekadash policin me fytyrë kuqalashe dhe tani nuk arrinte dot ta kuptonte, çfarë dreqin e kish tërhequr gruan e tij bukuroshe, ta tradhëtonte me një mashkull si ky, thuajse njëzet vjet më i madh se ajo. Martini thuajse i mpirë e i bërë dru nga ajo që pa, lëvizi instinktivisht drejt burrit lakuriq, pikërisht në atë çast kur ai po vendoste këmbët e zbathura mbi pllakat e dyshemesë. E mbërtheu prej supesh dhe e vërviti në drejtim të derës, me një forcë të mbrujtur nga inati. Ai u perplas me zhurmë në derë dhe klithi para se të rrëzohej ne dysheme. Greta mezi nxori nga goja emrin e të shoqit, në formën e një lutjeje. Martini u kthye. Veshët i oshëtinin sikur një sekondë më parë t’i kish rënë ndonjë bombë nëpër këmbë. E mbërtheu sërish shkelësin e kurorës së tij dhe e tërhoqi zvarrë nëpër koridor. Trupi lakuriq u përplas diku dhe klithi sërish por ai as që donte ta dinte. E tërhoqi zvarrë duke e mbajtur me të dyja duart deri tek porta e oborrit. Nga pas dëgjoi të shoqen që e thirri edhe disa herë te tjera me një zë të ngjyrosur me një ngjirje frike. Këmbët e zbathura të policit rrëshkitën disa herë nëpër çimenton e lagur nga shiu, përpara se Martini ta nxirrte jashtë portës së oborrit. Pastaj ai i dha nja dy pëllëmbë në fytyrë dhe një grusht mu në mes të dërrasës së kraharorit. Polici lakuriq u rrokullis në asfaltin e lagur. Pikërisht atë çast Martini dëgjoi një krismë, dhe ndjeu sikur diçka e ftohtë i theu diçka në trup. Teksa ai nxirrte zvarrë burrin fytyrëkuq, Grida kishte marrë pistoletën mbi komodine dhe si e verbër e kishte ndjekur pas. As vetë nuk e kuptoi si e drejtoi armën e se si ajo u zbraz. Por pas krismës pa trupin e Martinit që u lëkund dhe që u lëshua në gjunj. Një njollë gjaku ngjyrosi në mes të kurrizit, këmishën e tij. Ajo u përhumb para asaj pamjeje. Lotët nisën t’i rridhnin çurkë nëpër faqe. Çfarë bëre moj kurvë, tha me gjysmë zëri polici i zhveshur duke u ngritur. Por Grida nuk e dëgjoi, ajo nuk arrinte të dëgjonte më. Pikërisht në atë çast në kthesë ia behën si në një rastësi vrastare dy fëmijët. Sapo panë të jatin të shtrirë e të mbuluar me gjak vrapuan duke klithur. Shiu i imët filloi sërish. Martini ndjeu zërat e fëmijëve të tij dhe u përpoq të buzëqeshte. Nuk mundi. Duart e vajzës e të djalit e preknin nëpër trup por tashmë zërat e tyre vinin si një jehonë e largët në veshët e tij. Iu duk sikur po e merrnin përdore. Dhe pastaj, para se të mbyllte për herë të fundit kapakët e syve, e drejtoi edhe një herë vështrimin tek e shoqja. Ai vështrim i lagur dukej sikur pyeste; pse, pseeee…?!E teksa qepallat e Martinit u qepën, Grida mbante ende në duar armën e lagur nga shiu dhe nga lotët…

Fund.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s