Kalendari poetik: Nazim Hikmet (1902-1963) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nazim HIKMET

Kalendari poetik: Nazim Hikmet (1902-1963)

U lind më 15 janar 1902 në Selanik, Nazim Hikmet Ran, poet, dramaturg dhe shkrimtar turk në një familje aristokrate. Babai i tij, Hikmet Bey qe diplomat, nëna piktore dhe e pasionuar pas poezisë frënge. Filloi pjesëmarrjen në politikë si antar i partisë nacionaliste të Qemal Ataturkut, më pas gjeti strehim në ish Bashkimin Sovjetik, studioi sociologji në Universitetin e Moskës dhe u bë komunist. Në vitin 1938 u arrestua në Turqi me akuzën se po nxiste detarët për kryengritje, u dënua 28 vjet e katër muaj burg, nga të cilët kreu 12 e ca muaj. Si pasojë e ndërhyrjes së një komisioni ndërkombtar i përbërë nga Tristan Tzara, Pablo Picasso, Paul Robeson, Pablo Neruda e Jean-Paul Sartre e liruan në vitin 1949, më pas u arratis nga Turqia, mori shtetësinë polake dhe u vendos në Moskë ku edhe vdiq në vitin 1963, pasi shëtiti pothuajse gjithë Evropën. Sot poetin Nazim Hikmet e përkufizojnë si “komunist, apo revolucionar romantik”; gjithsesi mbetet poet që i këndoi dashurisë dhe një nga poetët më të rëndësishëm turq të shek. XX. U martua katër herë, në fund me rusen Vera Tuljakova. Ja përzgjedhja ime nga shqipërimet që kam prej tij:

DON KISHOTI

Kalorës i rinisë së përjetëshme
ndoqi, rreth të pesëdhjetave,
ligjin që pat më fort për zemër.
Një mëngjez korriku u nis
për fitoren e së bukurës, së vërtetës, së drejtës.
Para tij qe bota
me ata gjigandë të llahtarshëm e të shpifur,
hipur mbi Rosinantin
e trishtë dhe guximtar.

E di, kur ajo ndjenjë të përfshin
dhe zemra e ndershme është,
s’ke ç’i bën Don Kishot,
s’ke ç’i bën,
do të ndeshesh patjetër
me mullinjtë e erës.

Dhe sa për Dylqinjën, të drejtë ke,
është më e bukura në botë
dhe sigurisht, Don Kishot,
duhej këtë t’ia ulurije
mu në surrat hanxhinjve
dhe pastaj, merret vesh,
ata ta hynin vënçe
dhe turijtë t’i bënin përshesh.

Por ti je kalorës i pathyer i të eturve
si flakë do të jetosh gjithmonë
me parzmoren e rëndë prej hekuri
dhe jotja Dylqinjë
m’e bukur bëhet çdo ditë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s