Kalendari poetik: Osip Mandelshtam (1891-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Osip Mandelshtam (1891-1938)
О́сип Эми́льевич Мандельшта́м

Poet dhe eseist ruso-hebre, u lind më 15 janar 1891 në Varshavë (atë kohë pjesë e perandorisë ruse); i ati tregëtar lëkurësh, e ëma pianiste dhe mësuese muzike. Në vitin 1907 shkroi poezinë e parë. Më 1908 vendosi të studionte letërsi dhe filosofi në Sorbonë, por pas një viti vazhdoi universitetin në Hajdelberg për ta përfunduar në vitin 1911 në Sankt Petërburg. Vendosja e regjimit komunist në Rusi ia vështirësoi jetën poetit, që pas revolucionit të Tetorit, pati përkrahur me naivitet bolshevizmin. Fati i tij u vendos përfundimisht kur shkroi më nëntor 1933 poezinë e tij të famshme “Epigramë” kundër Stalinit; pas gjashtë muajsh e arrestuan, i ndaluan banimin në qytetet e mëdha dhe e dërguan me detyrim në Voronezh. Por nuk zgjati shumë dhe në vitin 1938 e arrestuan dhe e nisën për në Siberi. Nuk arriti dot; vdiq më 28 dhjetor 1938 njëri nga poetët më të shquar rusë në gulagun Vtoraja Rjeçka, një pikë ndërmjetëse para Vladivostokut. Ja njëra nga poezitë e tij:

NË PETËRBURG DO TË MBLIDHEMI… 
(В Петербурге мы сойдемся снова)

Në Petërburg do t’mblidhemi, si më parë,
Atje ku as dielli nuk bën më dritë,
Të bekuarën, të shkujdesurën fjalë,
Sërish do ta themi, si dikur, pa frikë.

Si kadife’ zezë sovjetikja natë,
Si kadife’ zezë krejt nxin e mbulon,
Vazhdojnë këndojnë sybukurat, gratë
Dhe i pavdekshmi lulëzim, njësoj vazhdon.

Të dal natën, lejë s’kam për të kërkuar,
Nga rojet ndër ura nuk kam pikë frike:
Për atë të lirë, fjalë të bekuar,
Me afsh do t’lutem në netët sovjetike.

Si në teatër, dëgjoj një pëshpërimë,
Ja edhe një vajzë, thekshëm lëshon një: “Ah!”
Dhe një tufë të përjetshëm trëndafilë
Mban Afërdita ndër krahë.

Si macet e egra qyteti harkohet,
Mbi urë një patrullë vazhdon ec e jak,
Një zhurmë motorri ogurzi dëgjohet,
Që netëve këlthet si një kukuvajkë.

Shekuj do të shkojnë ndoshta, kush e di sa,
Ne strukur për t’u ngrohur, gjithë pikëllim,
Sa të vinë ato të bekuara gra,
Hirin tonë të shkretë, të lehtë ta fshijnë.

Diku, sheshuar mbi të kuq, kapardisur,
Ndër llozha, kolltuqe me pellush të fryrë,
Ndonjë kukull oficeri, e stolisur,
Për t’errtat mendje, shenjtorë të ndyrë…

E mirë pra, qirijtë tanë u shofshin,
Në t’zezën kadife të së kotës botë,
Bukuroshet tuaja sado këndofshin,
Diellin e natës s’do ta shuajnë dot.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s