Nusërojnë pishat për gazin fëmijëror / Nga: Vera Istrefaj

Nusërojnë pishat për gazin fëmijëror

 

Nga: Vera Istrefaj

Pishat paskan veshur vellon e bardhë dhe po nusërojnë të vëna ashtu rrjesht para gardhit që bën kontrast me dëborën. Kokëulurat pisha  nën kurmin e tyre të bukur heshtin.  Ndonjë shpend i rrallë u jep një prekje a një puthje sqepore, gjithmonë në drojë.

Vrapon një fëmijë me slitën primitive drejt pishave, si fëmija në prehrin e nuses kur vjen ditën e parë.

Gazi  në fytyrën e fëmijës të mahnit! Sa pak i duhet njeriut për të qenë i lumtur, e sa shumë kërkon ai për të arritur lumturinë.

Ky gaz fëmijëror përqafohet me mundimet për të skijuar  dhe ja…  Nisen bashkë me krahet e fëmijës si zogu në fluturim.

Eshtë një fluturim  i çuditshëm,  madhështor !

Eshtë fluturimi  sfidues i ftohtësisë, i halleve të jetës së këtij fëmije që jeton larg  zhurmave të jetës moderne.

Një panorame e bukur në ashpërsi! Një gurgullimë uji dëgjohet,  por sytë nuk arrijnë të shquajnë  rrjedhën e ujit, të cilën vetëm e merr me mend tatëpjete luginës.

Një ulërimë dëgjohet dhe unë nuk arrij ta percaktoj e cilës kafshë është.

Fëmija vijon aktivitetin e tij edhe pse dhunshëm përplaset disa here me tokën e bardhëruar.

Duket kaq i haresheëm dhe i dërrmuar njëherësh. Eshtë fëmijë triumfues.

Ndoshta pikërisht për këtë  pishat nusërojne para tij, ashtu kokëulura.

çfarë aplikacioni madhështor kjo sekuencë natyrore e hyjnore njëherësh. Kjo sekuencë jetësore plot bukuri e ashpërsi, kjo sekuencë plot lumturi e dhimbje.

Pulis sytë tek shijoj e vuaj këtë copëz jete larg modernitetit të zhurmsheëm e vezullues.

Nxitoj të shquaj sa më shumë të mundem tek nata bie herët, por zaptueshëm.

Slita primitive përfundon në supet e fëmijës ndërsa  ai njëherësh shkund gjunjët nga dëbora

Shkunden mendimet e ndjesitë e mia tek nxitoj të hyj brenda makinës.

Paskam mbetur fëmijë tek  konstatoj se jeta ka forma e shprehje që më japin ndjesi të çuditshme.

Tashmë nga xhami i makinës nuk e shoh femijën, por dicka ashpërsisht e bukur më mbeti në shpirt.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s