Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Fllad mbrëmjeje

Fllad që i fshihesh mbrëmjes, me hënë lozonjare
Teksa më shkel syrin, dhe më mbush mushkëritë
Buzët plasarit, në belbëzime mallesh
Gjersa hënë e ngrënë të mbushet disa ditë.

Bora zbardh në male, këto ditë të ftohta janari
Ç’ti bësh mor i uruar, është cikli i jetës
Ndaj dhe e ke ndarë në disa pjesë malli
Rri dhe më kundron me syrin e shpresës.

Vallë a ndjen të ftohtë, e zhveshur pa mantel?
Të duhen disa ditë të bëhesh e plotë
Në qiellin pa re, sonte e vetme shkel
Yjet nuk po duken, ndoshta ndiejnë ftohtë.

 

Kadrijtë” e vendit tim

A keni dëgjuar për vendin tim
Që” ndriçonte” fanar në Adriatik?
Dikur si dëgjohesh zëri, i izoluar
Ishte një trup i vetëm dhe i cunguar.

E pra të dashur miq
Ky vend tani quhet, “i kadrijtë”
Ju lutem, mos më pyesni se kush e shpiku
Thonë është fjalë e huaj, e gjerë si gjethe fiku.

Edhe e ashpër e paksa fyese
Nga goja e të gjatit është dhe ndyese
Se ai gjati nuk është njeri do kushdo
Kryeministër të jesh, është goxha rol.

Ndonjëherë mendoj se ka dhe të drejtë
Me ironinë e tij të zhdërvjelltë
Keq i janë qepur disa “kazanë ”
Të jetë faji i tyre vallë?

 

Dritat e natës

Dritat e natës mbi ujë lodrojnë
Dhe dimri i vogël duket, si fëmijë
Sa herë trokasin mes tyre të ftojnë
Në një botë ëndrrash, nji e nga nji.

Dritat e natës si një gjoks i bukur gruaje
Të joshin e ndjellin dhe pse pa zë
Mbi kaçurrela mbështeten paksa me druajtje
Një ngjyrë blu dhe pak argjend – hënë

Shëlqejnë vrullshëm më lenë pa mend
Jam rritur në kohë errësire
Të gjeja shkëlqim, gjithnjë kam rend
Pas dritës së yjeve.

Dritat e natës lundrojnë gjer në vesë
E vesa ndriçon e zbardh agimin
Zgjohemi të gjithë me më tepër shpresë
Dritat e natës, ja lënë orët, zgjimit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s