Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

MALLI
Nënës – në 17-të vjetorin e vdekjes

Edhe në këtë ndërrim motesh
kambanat ranë,
bota po ngritë dollitë!
E ne derën e shpirtit tim,
dhembja si mysafire e paftuar
e para troket…

Sa herë që im bijë
zgjatë duart
për timin përqafim,
aq herë e ndjejë
sa fortë më paska munguar
ylberi i harkuar në sytë e tu..!

Nënë!
Malli është shumë me i madh
se rrënja katrore e jetës!

 

Në shenjë kujtimi

Simetria e jetës është shthurur
e dashuria u shëmtua
nga erozioni i ikjes tënde… 
Malli për ty bluan plagën time
… plugon shpirtin.
Sonte,
shkela premtimin e dhënë vetës
se sytë e mi nuk do t’i qajnë ikjet.

 

I njoh dhimbjet e mia

Duar kryqëzuar mbi gjoksin e venitur
netëve të gjata, të ftohta akull,
hëna është shumë milje larg
e rrugë e imja nuk ndriçohet nga asnjë yll
që ndanë në gjysma jorganin e shqyer
të këtij qielli sterrë, si sytë e një ciganeje…
Duar kryqëzuar, e zhveshur mbi shtrat trishtimi,
një merimangë ma thumbon lakuriqësinë
dhe mbi lëkurën time hapen shumë varre
ku i kam groposur lavditë prej njeriu…
Eh! E njoh vuajtjen kur thumbon trupin
dhe trishtimin si lëvron damarëve të shpirtit…
Urinë si vibron zorrëve të uritura
dhe pse e ulur në sofrën plotë, e njoh mirë.
E njoh…
Qe besa… e di si është
të lëpish gishtat e tjetrit si qeni m..!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s