Poezi nga Mihallaq Qilleri

Poezi nga Mihallaq Qilleri

 

VETMIA E NJE GRUAJE

Një grua e vetmuar është vet dhimbja,
Një grua e vetmuar i ngjan dimrit të acartë
Një grua e vetmuar mbart më shumë se varfëri,
Një grua e vetmuar ndjen më shumë se luftë,
Një grua e vetmuar nuk është, megjithatë,
Pakti i nënshtrimit të saj.

Unë kam njohur një grua të vetmuar.
Një grua të qarkuar nga paragjykimet e
Dyshimet diabolike të meshkujve.
Unë kam njohur një grua të vetmuar,
Etjen për dashuri të së cilës,
Kurvëri e konsideronin banorët e shpellave.

Unë kam njohur një grua të vetmuar,
Që mbarte në shpirt gjithë akujt e Arktikut,
Gjithë zjarrin e magmës fshehur, diellin,
Mbante nën heshtjen e çuditshme pasurinë e dinjitetit.
Një grua e vetmua nuk është meteor i shuar,
Në një qiell të zbrazur fatalisht.

Unë kam njohur një grua të vetmuar, të bukur,
Aq krenare sa mund të përmbyste injorancën!
Gratë e vetmuara mund të jenë të martuara,
Me kundërdëshirën groteske të shpirtit.

Një grua e vetmuar …
Nuk do të thotë aspak se jeton vetëm…

 

DHE TË NDJEK….

Bota është e gjitha brenda teje
Si një sferë e zjarrtë që të djeg, të djeg..
Unë jam Toka dhe ti universi ku endem
Dhe të ndjek…,dhe të ndjek !

Helenë e Trojës, Kleopatër a Beatriçe me nam
Ofeli biskonjë, apo femra të orjentit Kahjam,
Anë Kareninë tragjike e Bovari madam,
Brengë angleze me emrin Migen, e pabesi,
Elizabeth Taylor e çmendur deri në pleqëri,
Të gjitha, të gjitha,.. nuk vlejnë sa ti !

Më mbaj të ri, të lutem, deri në frymë të fundit,
Më ndriço shpirtin deri sa të vdes,
I varfër jam me një jetë të ta shpërblej
As dhjetë të tilla nuk do të arrinin, për besë !

 

F R E R I

E ndjeva zjarrin në shpirt dhe u përvëlova për shumë kohë,
E dija se jeta nuk qe aq e lehtë, aq e brishtë, aq bajate,
E dija gjithashtu se duhej blerë një frerë kuajsh ndërkohë,
Një frer për të bërë zap ndjenjat e mia, të bukura, banale.

Dhe humba në tregun e mallkuar të gënjeshtrës,
Duke kërkuar frerin e kalit të ndjenjave të mia të egra,
Por më thoshnin se isha i çmendur, i vetmuar e jashtë jetës,
Kur doja të tregoja me zjarr ndjesitë e mia të vërteta.

Ti thoshje të vinja mëgojzën e dorës, të prekjes,
Mëgojzën duhet të blija doemos, atë të fjalës, gjithsesi.
Por unë e kisha të pamundur të mjeroja aq falas,
Të vetvritesha, të mbyllja gojën, të vdisja përsëri.

Le të bëhet! Kjo jetë ka gëzime, zhgënjime, hidhërime,
E unë jam njeri i zakonshëm, o grua, o ndërmjerime!
Po blej frerët e shtrëngoj gojën të mbushur me mendime,
Jo, zemër, shpërfillja jote nuk m’i vdes megjithatë ato mendime!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s