Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Le të flas dashuria

Shpirtin e zbusin lotët
Kujtimet ndezin zjarre
Në heshtje flasin sytë
Kur dëshirat hynë në valle

Vështroj qiellin mbushur yje plotë
kujtimet më kanë prangosur
dëshpërohem se shpirti ka dhimbje
e mbaj në gji dhe e shtrëngoi fort
atë ndjenjë ndezur flakë,
mos u mundo ta thyhesh heshtjen

Si ëndrra që jeton nën qepallë
dhe kujtimet më vijën si retë
Vala e detit mi përkund
Ti gjumin ma vjedh çdo natë
Shikomë mos m’i largo ata sy
Yjet në tokë i ulë vetëm për ty

Ti japim ngjyrat jetës, bukurinë fjalës
Syve shkëlqimin, zemrës gëzimin
Më godit me zjarr më prek me buzë
Në përqafim më mbaj ngrohtë
Në krahët e ty më ndiz shpuzë
Të mos na ikë asnjë çast kot…

 

Kur ti je larg

Netëve të gjata vështroj qiellit…!
Yllit të shndritshëm, i kam vënë emrin tënd
ndjej, mungesën, dhe pse kundroj
Yjësive, shpirtin derdh, me zërin tënd
ç’do melodi, derdhet, me ëndrrat e mia
deshifruar vargjeve, lexoj, të ëmblin…?
Sa shumë zjarr e…. buzët, valë
dhe me vesë mëngjesi, zgjohem, mbi krahët e tu..!
Si e marrë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s