Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
TRADHËTIA
 
Fotografia jote e çngjyrosur
Me damarë plasaritjeje nga vjetërsia,
ku mezi shquhen dy sy “ djallëzore “
dhe fine nëpër buzë ironia,
më rikujton në “ Grand Hotel “
me këtë kolumbiane të Bogotës,
esencën që prej dyshimit gjithmonë mbjell
Profumi hipokrit gjatë kohës.
 
I lashte riti i tradhëtisë!
Në tavolinë kjo brune si ti premton,
e gjithnjëlloj si ti
i shtiret dashurisë .
 
 
 
ÇASTE KLANDESTINE
 
Ditës së rëndë
i montohet mbrëmja që humb shpresat.
Në shpinë shokun para portave të Edenit,
Para qyteti…. larg edhe vorrezat,
Prapa ushtarët
dhe ngutja jonë prej shkelmit.
 
Duke sfiduar suvalat kam thënë :
Kurajo Sinan ! Je në oqean
dhe brigjet janë të pafundme…
Shtrëngohu në barken që ende mban
dhe prit mëngjeze më fatlume.
 
 
 
TRIK dhe TRAK
 
Ndjej mesnatën kur qetëson
zhurmërimën. Krejt pa cak
Gjumi njerëzor pushton ;
Ndjej një ritëm : – Trik dhe Trak.
 
I ngrej sytë siper orës
ja, mesnata vjen pas pak
Perandor vjen gjumi çlodhës,
Por ky ritëm … – Trik dhe Trak !
 
Nuk pushon… jam i paqetë.
dhe kam ankth, kam angështi
Kurthi i halleve lot me nervat,
jam i vetëm ? Çfarë ndjen ti ?
 
Mundet në kufij brengimi
Paqja e veshur hall dhe lak
ta qetësojë njerëzimin,
Këtë ritëm : – Trik dhe Trak !
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s