Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Në këtë tokë lindnin yje të bukur!

Ne kete tokë dikur lindnin yje te bukur
Se Shqiptarët e Shqiptareshat nuk e quanin punë të bërit dashuri!…
Ata kur putheshin ëndërronin për lulet e maleve e gonchet e fushës
Për qiellin diellin yjet dhe hënën
Dhe këlthisnin e këndonin lumturisë
Për Hyjnoren – Liri!

Në këtë parajsë të Perëndisë
Fëmijët lindnin me fytryra e syçka ëngjëllore
Ngaqë nusja ishte pekulja
Dhe burri krenia e shtëpisë
Ndersa gjyshi dhe gjyshja në familje
Kan qënë mëkëmbësit e Perëndisë
Që trashëgimtarët i mbanin përdore!…

Ah mbi këtë të bekuar tokë
Vërtet hynin e dilnin bajlozë të zinj,
Por ata kurrë nuk arritën dotë
Që të vrisnin zakonet tona të ndershmërisë
Dhe as këshillin familjar
Dhe as Odën e Miqësisë!…

Sot!
Ah sot ne jetojmë në një Botë Shtrigë!
Harbuar pas pasurisë edhe tek ne Shpirti i lashtë i fisnikërisë po thahet,
Po tretet,po shuhet ai putanërisë!
Sa djem e vasha tradhëtojn e tradhëtohen dashurisë?!
Sa burra e gra duke llahtarisur prindër e fëmijë,
Si kurrë më parë historisë,
Po ndahen
Duke thyer trarët e stërlashtë të çatisë!…

Dikur mbi këtë tokë në këtë dhè
Lindnin djem petrita e vasha të bukura
Sepse familja ishte e shënjtë
Ku burri ishte shqiponja e gruaja
flutura
Dhe gjyshi e gjyshja ishin Perëndia mbi tokë
E kishte respekt edhe qetësi shtëpia
E mardhënie të lumtura,
Kishte rregull pa qën nevoja për polic
Si kërkundi tjetër nëpër këtë botë
Që sa vjen e bëhet më e ligë!

 

Shtegu i pagëzimit tim të përjetësisë!…

Unë kam bredhur në shumë udhë.
Ecja ëndrrës ndër kalldrëme të ngrënë prej këmbëve të shekujve
E sytë më përpinin shumë mrekulli,
Por shtegun e udhës së urtë
Që fillonte tek xhamia,e më çonte në kodërvila,
E më zbriste në Currila,…
Në bregun më të bukur të të gjithë detrave,
Unë do t’a mbaj në shpirtë
Si shtegun e pagëzimit tim të përjetësisë!..

 

Në shportën e shpirtit!

Në shportën e shpirtit,për ty i mblodha të gjithë yjet!
Në mesin e zëmrës sime të gjitha këngët për ty i mblodha!
Ne bebe të syrit vetëm për ty moj i qëndisa mbar kopshtijet
Dhe në gjinjtë e në krahët e viteve të rinisë,
Si zogëz të mbështolla!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s