Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Poema ime

Jeta përfundon si të ishte një roman
Unë shkruaj poemën, të sapo nisur
Peshën e dimrit, libri në shpinë mban 
Po dhimbjet, sa keq i paskam grisur.

Poema ime është si pemë shekullore
Ku shihen që të gjitha ngjyrat e stinës
Fatet në një boçe, si gishtat e një dore
Flenë në përgjumjen e gjatë të klimës.

Tërë zjarrin e jetës, këtu ta shkruaj dua
Kur t’i kem thënë të gjitha çfarë ka toka
Me zemrën zbërthyer si një varr i hapur
Në vend të gurit, poemën më lini te koka.

 

Në ëndrrën reale

Lodhje dëshirash
Ndarje fjalësh
Zvenitje e brendisë 
Vijë e tërheqjes
Harresë pêr atë ..
Që i pëshpërit detit
Simfoni e pandarë
Fundi i bukurisë
Pushon së ekzistuari
Kur dashuria shtyn
Në ëndrrën reale
Mbi lëkurën e detit
Nostalgji e një zemre
Drama e ligjeve të jetës
“Më do?”
“S’më do ”
Lexon apostrofa
Si gjethe të rëna të ngurrimeve
Tona!
Brenda realiteti
I rinovuar në menyrë të vazhdueshme
Kishte diçka të mirë dhe konkrete
Rrëfenjë pa ndrojtje
Nuancë origjinale që ka nevojë
Për krenari të pasur, të dukshme
Vështrimi përmbyset
Nga shtangia e ngurtë e buzëve
Indiferencë e ngurtësisë së kohës
Maskat vallëzojnë në heshtje të larmishme
Engjëjt ngjajnë me ata që përjetësojnë pasionin.
Shkëlqimi i tyre më burgos brenda syve të zjarrtë
Premtimi i virgjër i gjen fjalët dhe hyjnë pa zhurme në jetën tonë
Ziliqarët le të tërbohen nga shkëlqimi i trupave tanë.
Krenaria më përmbyt deri në zhdukje
Përulur në forcën time që më kërkon fitimtare.
Sot ngopem me frymë dashurie
Ka ende lëvizje duarsh në këtë tryezë
Vështrime të ngulura të kthjellta
Pikëllim që i jep pasionit
Formën e tij kaq të shdritshme.

 

Poezia është kënga e shpirtit

Poezia është e lirë, ajo kapërcen çdo barrierë e standard.
Ajo vjen si ninulë, ajo vjen si këngë, ajo vjen si vaj …
Standardi i gjuhës shqipe në artin e të shkruarit nuk ndalon 
as dialektizmat, as lokalizmat, as barbararizmat!
‘Si : “alla lla , o rrezil, o katil” F. S. Noli
Standardi i gjuhes shqipe nuk ndalon as edhe fjalët e huaja etj.
Shkrimtari i mirë edhe mund të krijojë fjalë të reja duke pasuruar kështu fjalorin. 

 

Gjuhët e flakës

Sot gjuhet e flakës u lumturuan
Vatrës së shpirtrave tanë
Ata veç zotat mallkuan 
Për fatet që i ndanë .

Sot lumturia nuk kishte kuptim
Nën magjinë e verës së bekuar
Ai dhe unë mbytur përgjërim
Mes puthjesh dëshpëruar.

Unë iki larg lumturisë që dua
E puthjet e mia i lë breng
Më beko i dashur mua
Lendimi na ka marr peng .

Jeto i dashur për mua dhe veten
Këtë jetë mizore dy herë s’do jetosh
Nëse një ditë këto ëndrra do treten
Fatet dhe zotat të mos i gjykosh.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s