SI I SHPËTUAN SHQIPTARËT NJË GRUP HEBRENJSH NË KAMPIN NAZIST TE MOSBURGUT “STALAG 7 A “ GJERMANI / Nga: Kostandin Vogli 

SI I SHPËTUAN SHQIPTARËT NJË GRUP HEBRENJSH NË KAMPIN NAZIST TE MOSBURGUT “STALAG 7 A “ GJERMANI   

 

Nga: Kostandin Vogli                               

Holokausti ishte një nga krimet më të pa dëgjuara në historinë e njerëzimit, i të gjitha kohërave. Ishte një tmerr që Hitleri e bëri për hakmarrje ndaj hebrejve, sepse ata nuk e morën mbrapa, dhe nuk ja pranuan ofertën e tij, se ai do ti bënte mbretër nëpër shtetet e evropës, po të vinin pasuritë e tyre në shërbim të luftës, të cilën Hitleri po e përgatiste dhe më në fund e zbatoi. E zbatoi kur ai u hakmorr kundër hebrejve me shkatërrimin e tyre. Por ai nuk mjaftua me kaq.

Prejardhja e Hitlerit dihet nga shumë, prandaj ai me siguri e ka lexuar Kuranin, ku Muhameti e permënd në një suret pak a shumë kështu. “Ju Hebrej që nuk morët mbrapa mua, do vijë dita që Zoti do tu djeg në zjarr” Muhameti nuk arriti ti digjte vet në zjarr, sepse nuk i kishte ato kondita në atë kohë, por i shkatërroi, i vrau dhe i përzuri. Hebrejtë që mundën të shpëtonin si të Arabisë dhe të Izraelit, u shpërndanë nëpër Evropë. Edhe Muhameti ishte pasardhës i Abrahamit. Hitleri e vuri në jetë atë “mallkim” të Muhametit rreth 1300 vjetë më vonë, duke i djegur në krematoriume, të cilat i ngriti posaçërisht për ti djegur në zjarr Hebrejt.

Në shumë shtete të evropës, nazistët i morën të gatshme listat me emrat e hebrejve. Por jo në Shqipëri. Kjo dihet dhe nuk ka nevoj për koment nga ana ime. Bile shqiptarët e kanë treguar këte solidaritet dhe trimëri, duke rrezikuar jetët e tyre edhe në një kamp përqëndrimi nazist në Gjermani.

Do t`ju tregoj për një ngjarje të ndodhur në kampin e Mosburgut “STALAG 7 A”, se si edhe aty Shqiptarët shpëtuan një grup hebrenjsh. Ngjarja është shumë reale, e treguar nga babai im Vangjel  Vogli, i cili ishte protagonist kryesor, por edhe nga shokët e tij. Bile jeton akoma një person në moshën 93 vjeçare, i cili ishte pjesmarrës në grupin e shpëtimtarëve.

Unë do ta përshkruaj në formë tregimi.

Atë mbasdite, vonë, ishim kthyer të këputur fare nga muskujt. Kishim ç`bllokuar një strehim shumë të madh, i cili ishte bllokuar nga bombardimet e aleatëve, dhe prej andej nxorrëm shumë fëmijë, të moshuar dhe invalidë të mavijosur nga mungesa e oksigjenit dhe frika se mos vdisnin brënda. Megjithëse të pa ngrënë mirë, ndiem një kënaqësi të madhe, sepse shpëtuam me punën tone të pa lodhur shumë jetë njerëzish. Dhe sidomos fëmijë. Por kënaqësia më e madhe ishte, kur të gjithë na përqafonin neve si shpëtimtarë, pa e menduar se neve ishim robër.

Për të shkarkuar sadopak lodhjen, një grup prej nesh ja kishim marrë një kënge himariote “vajzë e valëve”, kur trokitja e shumë këmbëve në nxitim në dërrasat e kapanonit, na çoi të gjithëve në këmbë. Ishin një grup hebrejsh. Neve që ishim në hyrje të kapanonit ngelëm të habitur kur i pamë.U radhitën para nesh një grumbull skeletesh. I pari i tyre që e kishte mare inisjativën, na kërkoi ndihmë të menjëhershme. “Po na ndjekin esesët. Ju lutemi na ndihmoni. Na fshihni diku. Ai na foli gjermanisht. Nga frymëmarrjet kuptoheshin që zemrat po u rrihnin fort. Ishin të tmerruar, por edhe shumë të tretur. Ishin katërmbëdhjetë Hebrejë në rrezik për eleminim. Të katërmbëdhjetë na kishin mbërthyer sytë e future në zgavrra me shpresë. Koha nuk priste. Disa sekonta shpëtonin jetët e tyre. Inisiativën e mora unë, sepse dija gjermanisht dhe u shpjegova shokëve se çfarë kërkonin.

“O burra nxitoni! Nga një bluzë dhe nga një kapele nga tonat. Të gjithë pa e diskutuar urdhërin, dhe pa e menduar rrezikun vrapuan dhe pa u mbyllur dhjetë sekonta, Hebrejtë zëvëndësuan veshjet e tyre me ato që u dhuruam neve zemërmbëdhenjtë bregdetarë. Por jo vetëm zemërmëdhenjë, por edhe trima.

Në ato moment hyri në kapanon Kapteri. Kujdestari ynë. Ishte Austriak me origjinë. Ai ishte bashkuar me ne disa muaj më pare, dhe na jepte informacione herëpashere se ku ndodhej fronti. Edhe ai e priste ashtu si edhe neve fundin e nazizmit. Fillimisht u tremb, por shpejt mori një vendim për të na ndihmuar. Dhe jo vetëm neve. Rrobat me yllin gjashtëcepash dhe kapelet i mblodhi, dhe me shpejtësi i fshehu diku në kapanon. Dhe të katërmbedhjetë hebrejtë i shpërndau nëpër rreshtat tona, gati një me pesëmbëdhjetë.

Nuk kaloi shumë dhe në kapanon hynë Katër esesë me automatikë dhepas tyre oficeri i gestapos me pistoletë ne dorë, i cili çfaqte hapur një tërbim të madh. Të gjithë u trembëm, sidomos kapteri, sepse po të diktoheshim, ai kalonte i pari aty ku e dinin ata, dhe pas tij të gjithë neve. Të gjithë u munduam të ruanim qetësinë. Ethamë që në fillim të gjithë. “Çfar do të na gjej, do të na gjej të gjithëve. Të jemi të bashkuar. Ne fakt, u solidarizua i tërë kapanoni. Shqiptar, Grekë, Italianë, Rus, Polakë, Francezë, Amerikanë.

Në kapanon hynë sikur të ishin gjahtarë dhe po ndiqnin derra jo njerëz. Edhe ata po frymonin me shpejtësi si egersirat. Oficeri na kishte drejtuar pisroletën sikur ishte gati ta shkrepte kundra nesh. Kapteri u doli para dhe i nderoi. Oficeri që ndofta kishte kërkuar edhe më ndonjë kapanon tjetër, e pyeti me një alarm të shpërthyshëm. Sytë si egërsirë e trembën kapterin, por dhe ai u tregua trim dhe ruajti seriozitetin. “A hynë këtu disa Hebrej?” “Hebrenj, – nderhyra unë para kapterit. Si janë hebrejtë?” Në fakt ajo pyetje ishte e nxituar. Sepse ne shikonim Hebrej të cilët i ngarkonin nëpër makina si skelete duke i shtyre dhe ndihmuar të hypnin, sepse nuk kishin fuqi, dhe i çonin drejt vdekjes. Kjo gjë ndodhte për çdo ditë. Po afronte fundi dhe ata donin ti shfarrosnin me çdo mënyrë hebrejtë e ngelur akoma. Në fakt ne i shikonim së largu, sepse na largonin me britma.

“Nuk ke parë ndonjëherë hebrej?” Më pyeti oficeri i gestapos, një zdap i gjatë dhe i tharë sikur nuk hante. “Sinqerisht jo,- i u përgjigja. “Ata kanë një yll me gjashtë cepa të stamposur në gjokset e bluzave. Yllin e Davidit si e quajnë ata. Mos kanë hyrë gjë këtu dhe i keni fshehur? Pyetja ishte e frikshme për neve, dhe mund të jetë zverdhur ndonjëri prej nesh. Por ndërhyri kapteri duke dhënë një urdhër me zë të forte, të dëgjonin të gjithë brënda kapaninit. “Hapni bluzat! Të gjithë, të cilët qëndronin të rreshtuar para krevateve, hapën bluzat. Këtu nuk u fut asnjë i huaj zotëri, – e siguroi kapteri.

Oficeri gestapos hodhi sytë me egërsi mbi robërit deri sa i arrinte pamja, dhe si nuk diktoi asnjë yll, tha i nervozuar. “Po ku u fshehën maskarenjtë?” Atija nuk i shkonte nëpër mend se në një kohë kaq të shpejtë të kishin bërë marrveshjen, dhe të ishin ndërruar me teshat e robërve të kapanonit. “Kontrolloni në kapanonet e tjera. I këshilloi kapteri. Ndofta i gjeni maskarenjtë. Kapteri dalngadal po çkontraktohej nga kontraktimi që kishte marrë. Por oficeri gestapos nga egërsia nuk ishte në gjëndje të dallonte zverdhjet dhe kontraktimet. Në fakt influenconte pak edhe errësira që kishte rënë. Ata donin me çdo kusht të dallonin hebrejtë me yjet në gjokse.

Oficeri gestapos pa e nderuar kapterin, i cili e kishte zgjatur dorën duke thirrur “hajl Hitler”, vrapoi jashtë kapanonit dhe pas tij të katër ushtarët. Ata do të bënin reprezalje në kapanonet e tjera. Nuk ishte aq e lehtë. Po të kërkonin rregjistrin dhe të bënin apelin e emrave, do të na merrte lumi. Bile po të ishte lum do të vdisnim me kënaqësi. Por zjarri. Furra që rrinte ndezur diku ditë- natë. Megjithëse ne në atë kohë njihnim vetëm pushkatimin. Nuk kishim dijeni për kremetariumet. “Tani të mendohemi se si ti fshehim dhe si ti ushqejmë”, – i thash kapterit. Teshat e hebrejve i hodhëm në një thes, dhe kapteri me një djal nga tanët i hoqën fshehur dhe i groposën mbrapa furrës, dhe jashtë syve të rojeve. U bë një veprim shumë i shpejtë, të ndihmuar dhe nga furrëxhinjtë. Pastaj vëndi u mbulua me stiva drurësh.

Kur u grumbulluan rreth nesh të katërmbëdhjetë, me të vertet u trëmbëm. Fillimisht nga hutimi nuk i kishim vënë re ekzaktësisht dobesin e tyre. Edhe ne shumë të dobet ishim. Na numuroheshin kokallat.Por dobësia e tyre ishte e jashtzakonshme. Ishin si të vdekurit e mbretërisë së Hadit, të cilët u ringjallën pas shumë kohë të vdekur, dhe vrapuan për të dal jashtë në tokë. Dhe të ndjekur nga qentë u shfaqën para nesh. Skelete të veshur me lëkura. Megjithatë filloi tu ndriçonte lëkura nga gëzimi i përkohshëm që ishin akoma të gjallë. Nuk e denim akoma fundin as ne, as ata. Disa ushqime rezerve që kishim nga kursimet për ditë më të këqia u a dhamë, por nuk i pamë se si u zhdukën me shpejtësi automatiku.

Për pak ditë që qëndruam akoma në atë kamp, me ndihmën e kapterit, i cili siguronte ushqime nga kuzhinat dhe bukë nga furrxhinjtë, i fshehëm dhe i ushqyem duke kursyer edhe nga racionet tona. Për fat pas pak ditësh, për arsye të ndryshme u transferuam në kampin e vogël në Papingen. Dhe atje nuk ishte më e nevojshme të fshiheshin. Po afronte fundi fashizmit dhe ushtarët roje kishin dezertuar. Aty e morën një farë shëndeti, dhe çlirimi i gjeti të gjithë të lumtur. Sigurisht që falnderimi i tyre ishte i pa fund, dhe neve Shqiptarët që i shpëtuam na kishin si Perëndi.

U ndamë me ta duke na marë emrat një për një, për të na kujtuar më vonë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s