Kalendari poetik: Clémentine Nzuji 1944 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Clémentine Nzuji

Kalendari poetik: Clémentine Nzuji 1944

Sot më 21 janar mbush 75 vjeç poetja dhe shkrimtarja kongoleze Clémentine Nzuji (emri i plotë Clémentine Faïk-Nzuji Madiya). Ishte e para femër vendase shkrimtare në Kongon koloni belge. Ka marrë doktoratën me një studim mbi Afrikën në Universitetin e Parisit. Studimi i saj është me rëndësi për njohjen e kulturës dhe folklorit të popullsisë bantu. Ja një poezi e saj për kolonizatorët

GËNJESHTARË TË SHKËLQYER

Të gjithë u zhdukën,
njëri pas tjetrit humbën
shkuan e vanë
nga krimet e tyre dehur.

Më nuk do t’i besojmë
këta gënjeshtarë të shkëlqyer
që me kthetra skifterësh
mishrat na kanë shqyer.

Ne burgosur, ngrirë
nga tmerri të mpirë,
kush vjen për herë të dytë
të na nxjerrë dhe sytë?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s