Kalendari poetik: Dante Maffia 1946 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Dante MAFFIA

Kalendari poetik: Dante Maffia 1946

Dje, më 17 janar mbushi 73 vjeç Dante Maffia, poet, romancier dhe eseist italian. U lind në një fshat të Kozencës (Kalabri), babai i tij, tregtar i vogël i fshatit, i vuri emrin Dante si ogur që i biri të bëhej shkrimtar. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Qysh i vogël, tip kurreshtar, lexonte gjithçka i binte në dorë, autorë italianë apo të huaj. Kur filloi të shkruante dhe vetë nëpër gazetat e revistat e kohës, u ra në sy që në fillim për talentin poetik autorëve me emër si Aldo Palazzeschi, që shkroi parathënien për librin e parë të Dantes si dhe të shkrimtarit të dëgjuar Leonardo Shasha, që si Dario Bellezza e cilësoi “një nga autorët më të mirë të Italisë moderne”. Janë të shumtë çmimet e fituar nga poeti kalabrez; në vitin 2004 presidenti Carlo Azeglio Ciampi i dha Medaljen e Artë Për Kulturën. Ja një poezi e tij:

S’KA TË NESËRME

Të nesërme s’ka
por të mendoj dhe veten gënjej
e rrekem ëndrrat të t’i vjedh
dhe rrugën kohës t’ia kthej
bashkë me pranverat.

Por ëndrrat kanë hapin mjaft të gjatë
dëshirat e mia s’janë stërvitur.
Prandaj gjithmonë mbetem pas
si çdo i uritur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s