Kalendari poetik: Edgar Allan Poe (1809-1849) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Edgar Allan POE

Kalendari poetik: Edgar Allan Poe (1809-1849)

Sot, më 19 janar, kalendari poetik shënon datën e lindjes së Edgar Allan Poe-s, shkrimtar, poet, kritik letrar, gazetar dhe botues amerikan. Mbahet si një nga shkrimtarët me ndikim më të madh në letërsinë amerikane, si pararendësi i letërsisë policore, asaj me tmerre dhe letërsisë së verdhë-psikologjike. Autor i poezisë ‘Korbi’, sjellë mrekullisht në shqip nga përkthyesi i madh Fan Noli. Gjithë jetën luftoi me vështirësitë ekonomike, teprimet me alkolin dhe drogat e ndryshme dhe me moskuptimin e lexuesve dhe kritikës letrare të kohës. Sjell sot, në përvjetorin e 210 të Poe-s, këtë shqipërim prej Tij:

DITA MË E LUMTUR

Më fatlumen orë të fatlumes ditë
I ka njohur tashmë kjo zemër e gjorë,
Por shpresat për pushtetin, krenarinë,
U shuan me kohë.

Thashë gjë pushtet? Eh mendja më pat lënë;
Por ajme! Këto gjëra i kam harruar
Veç ca vegime rinie patën qënë,
Të kohës së shkuar.

Po ti krenari ç’kërkon, a nuk më thua?
Lermë të qetë, ndonjë tjetri shko iu ngjit
Helmin tënd ma ke dhënë qyshkur ti mua
Pra, shpirtin mos ma ngit.

Më fatlumen orë të fatlumes ditë
Që do të shihja, e pashë mirë dikur,
Shkëlqim, mburrj’e pushtetit plot dritë,
Më është fikur qyshkur:

Sikur shpresat për krenari, pushtet
Të më ringjalleshin tani
Me zor atëhere, tani e them vërtet
Nuk do t’i doja përsëri.

Zgjyrë e errët flatrat ia mbulonte
Që kur i lëvizte, zgjyra binte
E aftë të mbyste dhe shkatërronte
Dhe shpirtin që mirë njihte.

 

shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s