Kalendari poetik: Marcos Ana (1920-2016) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Marcos ANA

Kalendari poetik: Marcos Ana (1920-2016)

Markos Ana është pseudonimi (i krijuar nga bashkimi i emrave të prindëve të tij) i poetit spanjoll Fernando Macarro Castillo. Vuajti 23 vite në burgjet frankiste (mban rekordin për burgimin më të gjatë politik në Spanjë). U dënua në vitin 1939 për tri vrasje (dy priftërij katolikë dhe një përgjegjës poste), të cilat ai gjithmonë i pati mohuar. Në burg filloi të shkruante poezitë e para. U lirua me amnisti në vitin 1961, pastaj jetoi shumë kohë në Francë dhe nëpër botë. Jetoi mbi 96 vjeç. Ja një poezi prej tij:

ZEMRËN KAM SHTËPI
(ëndërr lirie)

N’u kthefsha një ditë sërish në jetë
shtëpia ime çelsa s’do të ketë:
gjithmonë hapur, si deti,
si dielli, si ajri.

Të hynë nata dhe dita,
shiu i kaltër, mbrëmja,
bukë e kuqërremtë e agimit;
dhe dashnorja ime e ëmbël, hëna.

Që miqtë hapin
te pragu mos ta ndalin,
as dallëndyshet fluturimin,
as dashuria buzët. Askush.

Zemrën kam për shtëpi,
gjithmonë hapur: të hynë
zogjtë, miqtë,
dhe dielli me erën.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Shënim: Në vitin 1978, pas vdekjes së diktatorit Franko, bëri amnisti të plotë mbreti Huan Karlos dhe liroi të gjithë të burgosurit politikë në Spanjë: 400 (katër qint, popullsia 40 milion). Vetëm në Spaç atë kohë ishin 900 të burgosur politikë, pa llogaritur Burrel, Ballsh etj, dhe vendet e shumta të internimit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s