Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

vaterlo

jeta èshte luftë.

në këtë luftë hata
çdo ditè ne humbin diçka.

plagë të vogla
dhimbje tè…mëdha!

 

nesër(?)

Nesër do të vij,
nesër më prit,
kjo gjë do të ndodhë nesër!
do të jetë më e bukur jeta nesër!
nesër do të jemi të lumtur!…

Çdo ditë jetojmë të sotmen e vështirë
e ti qesh e me thua: “nesër, nesër, nesër…”

E kam menduar këtë fjalë që kur .
“A thua nesër do të thotë kurrë?”

 

Rozafat (fati i Rozës)

Quhej Roza ,thuhet
Ishte nusja e vëllait të vogël.
atë ditë çonte tek vëllezërit muratorë ,
bukën e vdekjes së saj,
si një drekë mortore të Rozës.

Pastaj ata e murosën,
(si një amanet të fundit të saj)
ia lanë njërin krah dhe njërin gji jashtë,
për të ushqyer djalin…
dhe e kujtuan ma vonë ,si fati i Rozës
herë Roza e fatit…

Unè i dija të gjitha dhe nuk bëra asgjë
për ta shpëtuar Rozën!
gjithnjë ndjehem kësisoj fajtor,
për gjithë ato gjëra që ndodhën.

 

era

Nëse mua më ngjan shpesh vetja
një varkë me vela,
jam i shënuar të jetoj mes detit,
ne këtë botë me pak shpresa
ngase nuk më pyetën,
kur vendosen për mua, si qenie
shpesh isha i mashtruar
nga gjërat shkëlqimtare

Nëse unë jam ,si ajo varka
ti je shkaku,
pse fryhen velat
dhe e bëj gjumin me ëndrra,
për ta prekur tokën ,ku ma shkel syrin…e ardhmja!

 

ndëshkimi

Në tokën plot trazime e vrasje
(ku shkojmë jetën si ndëshkim prej Zotit)
bie molla në kopshtin të Eden-it,
(jo për fajin e ligjit të Njuton-it)
shkund gjethet tashmë të zverdhura prej vjeshtës,
të cilat bien pa reshtur,
mbi varrin tim të ardhshëm!…
kjo është pjesa e ndëshkimit të përjetshem
(për shkak të gabimit të Evës dhe Adamit)
ndërsa për Zotin… këtu nuk ka ngjarje!

 

antiuliksi

ku ta gjej udhĕn me ardh kah ti
Itaka jeme
tash je në harresë
endesh si në një andërr
ka kohë që të kam në krejt gjanat è bame e të pabame,
por tash mendimet e lodhja
të zhbanë… së fundmi
nuk i shoh ma askund
anijet me zbulue Itakën.
Atdheu im i shtrenjtë!
mos më m’i pa lotët e dashnisë për ty
kam me të braktis
…natën.

 

foto

Jeta asht një foto
shpesh harrojmë ku kemi dalë ashtu
harrojmë emrat,vendin,vitin…

ndërsa…vetë dashuria
asht blici.

 

ishe

Ishe krejt si flutur
kudo ku shkoje e uleshe
lije ndër duar një,… si pluhur

Sa herë u mundova vonë
të shkundesha nga ai pluhur

S’munda ta bëj dot kurrë,
ish’ e pamundur…

dorëzimi

një nga një
i bën dorëzimet trupi…

po shpirti…
shpirti,
dorëzohet i fundit!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s