Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
EPITAF
 
E di,
por aspak i trishtuar,
një ditë do të vdes,
në një cep varreze i harruar……
 
Sikur çdo mëngjes; Nga rrezet e diellit të shkëlqente,
mbi mermerin e bardhë,
qoftë edhe një pikë vese,
përsëri do isha i lumturuar….
 
 
 
VRASJA E PARKUT TË BLERTË
Nga ditari i një fëmije
 
E vranë parkun tonë të blertë,
ca të rritur, të pashpirtë e zullumqarë…
Kur shkulën pemët,
kuptuam që na kishin rrëmbyer pranverën.
Nuk ka më në parkun e shkretë,
kolovajsa, shkallë të drunjta e rrëshqitëse…
Botën tonë të gëzimit.
e mbushën me ca hekura të trasha e beton…
Kur u lartësuan katet,
kuptuam që kishin shuar edhe diellin.
Në fund,
dhe yjet na rrëmbyen dhe hënën.
Ishte vërtet një menxyrë,
por u treguan aq bujarë,
sa na lanë të merrnim frymë!…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s